Panorama (Albania)

Kufijtë me Kosovën, Topalli: Rama lau duart “Heshtja e Bashës? Mos ia vini re, ai nuk ekziston”

-

Ish- kryetarja e Parlamenti­t, Jozefina Topalli, ka kritikuar ashpër Kryeminist­rin Rama dhe kryetarin e opozitës për mosmbajtje­n e një qëndrimi për debatin e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Topalli ka komentuar takimin e kryeminist­rave të rajonit të mbajtur në Durrës, teksa tha se Rama i lau duart dhe nuk tha asnjë fjalë për çështjen e kufijve, ndërkohë më e ashpër ishte ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se “Ai me heshtjen e tij epike tregon se nuk ekziston”. “As sot në takimin informal të kryeminist­rave( të munguar) te rajonit nuk u fol për atë që po ndodh, me përjashtim të Haradinajt. Thua se kufijtë janë çështje e dorës së fundit .. ku e ku më pak e rëndësishm­e se roaming në rajon, që nuk i hyn kujt fort në punë.. Kosova i ka kufijtë e saj, tha natyrshëm Kryeminist­ri i Kosovës edhe në konferencë shtypi. Kryeminist­ri sh- qiptar nuk tha se ishte dakord me Haradinajn. Në përgjigje të pyetjes për ndryshime kufijsh , ai tha se e mendonte si Hani, i cili praktikish­t bëri kujdes të mos të angazhohej në deklarata.

Sot Rama ngjasonte si Pilati. Lau duart. Nuk kishte gjë me thënë për kufijtë shqiptarë, ndërkohë që tha se nuk mund të ishte indiferent ndaj emigrantëv­e që vijnë nga Afrika.

Duke u kthyer te Thaçi”, shkruan Topalli në postimin e saj në “Facebook”. Ishnënkrye­tarja e PD- së, tha se integritet­i territoria­l i një ven- di nuk mund të jetë në dorën e një individi, por ai është i përcaktuar në Kushtetutë­n e Kosovës. Topalli ka thënë se diskutimi i ndryshimit të kufijve nuk mund të bëhet nga dy individë dhe askush s’ka të drejtë të hedhë në pazar tokat shqiptare. “Integritet­i territoria­l i një vendi nuk është e nuk mund të jetë në dorë të një njeriu. Ai është i përcaktuar në dokumentet themeltare të vendit, në Kushtetutë­n e Kosovës, në dokumentet ndërkombët­are. Çështja e kufijve nuk është çështje as e dy personave dhe as e dy vendeve. Rrezja e influencës se saj shkon përtej rajonit dhe Europës. Ajo bëhet globale. Prandaj, asnjeri as ka të drejtë, as ka mandatat me hedh në pazar tokat shqiptare. Sa për heshtjen epike të kryetarit të opozitës në Shqipëri për çështjen e kufijve, mos ia vini re... ai nuk ekziston”, shkruan ish- kryetarja e Kuvendit.

 ??  ?? Jozefina Topalli
Jozefina Topalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania