Panorama (Albania)

Ngjela: Çfarë tha Mehmet Shehu për mua pas raportit të Sigurimit

“Kishte shkuar një material nga Sigurimi i Shtetit me të gjitha bisedat e mia dhe ato që kishim dashur të bënim në Libofshë”

- ... vijon nga numri i kaluar Spartak Ngjela SPARTAK NGJELA

Në verën e vitit 1968 frynte një lloj lirie në Shqipëri. Ekonomia kishte një ngritje të lehtë, më shumë turistë të huaj kishin ardhur dhe të rinjtë shpresonin në një hapje të mundshme. Pranvera e Pragës, edhe pse zgjati veçse disa muaj, tronditi gjithë Lindjen Komuniste e aq më tepër diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, i cili mbijetonte vetëm sepse ende vazhdonte Lufta e Ftohtë. Në librin e tij “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botim nga “UET Press”, avokat Spartak Ngjela tregon atë stinë të

Në Pragë zhvillimet ishin galoponte, sepse në muajt e fundit u tejkalua thuajse njëqind për qind artikulli prej 2000 fjalësh. Në Çekosllova­ki u lejua qarkullimi i lirë i njerëzve dhe ideve, u lejua pluralizmi politik, nisi hapur nëpër sheshe të këndohej muzika rock dhe jazz- i u bë simbol, ndonëse në Pragë nuk kishte qenë ndonjëherë i ndaluar. Por më e rëndësishm­ja ishte reforma ekonomike dhe institucio­nale. U hodhën idetë e privatizim­it dhe të konkurrimi­t të të dyja pronave, u godit lufta e klasave dhe sidomos theksohej pavarësia e Çekosllova­kisë. Pra, kuptohej se po vendosej demokracia, konkurrenc­a e lirë e vlerave dhe ecja drejt ekonomisë së tregut, sepse në artikullin prej 2000 fjalësh theksohej gjithashtu se reforma mund të vijonte edhe pa pjesëmarrj­en e Partisë Komuniste, madje edhe në kundërshti­m me interesat e saj dhe të gjitha këto po realizohes­hin të amplifikua­ra. Kjo, në fakt, e çekuilibro­i Kremlinin.

Në mesin e korrikut, në Varshavë u mblodhën liderët e partive komuniste të Bashkimit Sovjetik, Gjermanisë Lindore, Bullgarisë, Hungarisë dhe Polonisë. Me këtë rast, atyre iu desh të nënshkruan­in elementet kryesore të doktrinës Brezhnjev, sipas të cilës, secila nga palët pjesëmarrë­se që përfaqëson­te komunizmin nacional, sipas vendit që i përkiste, e kishte për detyrë të mbronte socializmi­n dhe të gjithë bllokun socialist, detyrë kjo e cila u jepte të drejtën që të gjithë bashkë të ndërhynin në çështjet e brendshme të një vendi tjetër socialist, nëse ata e ndienin se kjo ishte e nevojshme. Partia Komuniste e Çekosllova­kisë kishte refuzuar të merrte pjesë në këtë takim.

Kur e dëgjova këtë lajm, se ç’pata një si ndjesi të brendshme se shumë shpejt ndaj Çekosllova­kisë do të ushtrohej dhunë. E dëgjova në radio dore nga RAI në tri apo katër edicione lajmesh rresht, njëri pas tjetrit. Të nesërmen në mëngjes e dëgjova edhe te BBC, që në orën gjashtë e gjysmë të mëngjesit, madje edhe me një koment që ma përforcoi ndjenjën time të brendshme. Diçka do të ndodhte. Por edhe Tirana zyrtare ishte shumë e shqetësuar. Universite­ti i Tiranës punonte në hekurudhën Rrogozhinë- Fier, respektivi­sht në Gradishtë dhe në Libofshë. Por, në të dyja vendet, iknin e vinin ministra e punonjës partie, derisa më në fund erdhi edhe vetë Kryeminist­ri Shehu, që s’bëri gjë tjetër veçse përcolli më egër fjalët që kishte thënë Enver Hoxha. Shehu shfryu për borgjezimi­n e studentëve, për revolucion­arizmin, duke më atakuar mua drejtpërsë­drejti me emër si një individ me pikëpamje borgjeze për jetën dhe zhvillimin, prandaj duhej të më kërkohej llogari. “Ç’është ky që kërkon të na bëhet si Khon Bendit këtu?”, kishte thënë në zyrat e sektorit, por, kur kishte folur kundër meje, unë nuk isha prezent. Kur erdhi në brigadën tonë sikur devijoi nga ato që donte të thoshte, sepse më pa mua drejt në sy dhe u mjaftua duke folur vetëm indirekt. Ishte tepër i acaruar dhe unë e dija se i gjithë zhvillimi ndërkombët­ar ishte një frymë antidiktat­o- ethshme, e cila u ndje edhe në Shqipëri. Ai kujton bisedat me të atin, me djalin e Kryeminist­rit të kohës, Mehmet Shehu, Vladimirin, me pianistin dhe dirigjenti­n Ferdinand Deda dhe shpresën se Pranvera çekosllova­ke do të vinte edhe në Shqipëri. Si po e përjetonte Enver Hoxha këtë stinë dhe sulmet e tij përmes Mehmet Shehut ndaj vetë Ngjelës së ri, i cili më vonë, kur do të dënohej, do të kuptonte se, ishte pikërisht atëherë, kur kishte nisur ta mbikëqyrte Sigurimi i Shtetit. riale. Kishte mbajtur një fjalim të gjatë për revolucion­arizmin e gjithë jetës së vendit dhe kishte kërkuar që rinia e borgjezuar e Tiranës të futet në “mengenenë e klasës punëtore”, duke huazuar kështu, një shprehje që e kishte shumë përzemër vetë Hoxha. “Asnjë lëshim individual­izmit borgjez, që po kërkon Spartak Ngjela e ndonjë tjetër.”

Më kishte habitur gjithmonë ai njeri, por këtë herë krijova një farë neverie, e cila në fakt më bëri pas disa vitesh që t’i hyja thellë analizës për të parë kush ishte dhe cili kishte qenë Kryeminist­ri shqiptar. Më acaroi shumë, saqë nuk lashë gjë pa thënë kundër tij kur u takuam në shtator në Tiranë. Por Ladi më tha se kishte shkuar një material nga Sigurimi i Shtetit me të gjitha bisedat e mia dhe për të gjitha ato që kishim dashur të bënim në Libofshë, prandaj ka qenë i detyruar ta konsumonte. Të paktën ky ishte mendimi i Ladit, kurse Agim Myftiu më tha se, që nga ai moment më kishin radhitur si “armik të Partisë” dhe qeshi, se e dinte që unë do të tallesha dhe ashtu bëmë të dy: qeshëm e qeshëm gjithë natën me armiqtë e Partisë. Më vonë, kur isha nën arrest për krime politike, e pashë vetë se ndjekja ime permanente nga Sigurimi kishte nisur pikërisht në vitin 1968. VI Asnjëri nuk mund të thoshte ndonjë përcaktim të saktë se çfarë do të ndodhte në Pragë. Por kur u ktheva nga aksioni i Libofshës, pata kohë të ndiqja menjëherë dhe nga afër ndodhitë e Pragës dhe entuziazmi i intelektua­lëve çekë sikur ma hoqi fare atë pezëm që më kaploi tek kisha dëgjuar lajmin e doktrinës Brezhnjev.

Ndenja nja katër ditë në Tiranë dhe mandej, aty nga data 3 gusht, shkova në plazh. Atë vit edhe plazhi ishte shumë më i gjallëruar. Të gjithë sikur ishin më të çliruar sepse edhe gjendja ekonomike kishte marrë një farë ritmi si pasojë e kredive dhe e ndihmave kineze. Por edhe turistë kishte më tepër nga vitet e tjera në atë gusht të 1968- ës në plazhin e Durrësit. Dhe unë rrija me ta, me suedezë më tepër dhe shihja se kishte optimizëm. Bitëllsat ishin në kulm, edhe Rollingsto­nsat. Tom Xhons ishte në qendër të vëmendjes me këngën e famshme “Delila”, që po këndohej nga të gjithë. Takova disa herë mikun tim Prokop Nishku, atëherë nga trompistët më të mirë të kohës, dhe e pyeta për Pragën, sepse ai kishte mbaruar studimet e larta në Konservato­rin e Pragës. “Çekosllova­kia shpëtoi përfundimi­sht”, më tha dhe më shpjegoi edhe më konkretish­t për të gjitha ato që kishte dëgjuar në Radio Praga. Por, pas disa ditësh, në Hotel Adriatik të plazhit të Durrësit, takova edhe dirigjenti­n e famshëm Ferdinand Deda. E kisha mik dhe nuk druheshim nga njëri- tjetri, kur flisnim kundër regjimit të Tiranës. Edhe ai më tha të njëjtën gjë, se nuk kishte kthim mbrapa, madje, theksonte ai, Partia Komuniste Çekosllova­ke pritet të largohet nga pushteti, sepse është vendosur që në Çekosllova­ki të zhvillohen zgjedhje të lira. “Ju shpëtuat më në fund”, më tha Ferdi atë darkë, gjithë duke gjerbur konjak dhe me një ton disi të ulët, por tepër shprehës. Megjithatë, më kishte thënë “ju shpëtuat” dhe jo “ne shpëtuam”. Ishte vërtet një njeri i mirë dhe këtë e kishte shprehur në lidhje me moshën: unë dhe brezi im ishim shumë më të rinj se ai, prandaj ai kishte dashur të thoshte me entuziazëm se brezi im kishte shpëtuar, ndonëse në të vërtetë nuk ndodhi kështu, paçka se unë në të vërtetë i besova shumë në ato çaste intuitës së një njeriu aq të talentuar sa ai. Në fakt, kishte qenë një nga pianistët më të kërkuar të klubeve të Pragës dhe këtë nuk ma kishte thënë më shumë ai, sesa moshatarë të tij studentë në Pragë, si Prokop Nishku e Bert Papavrami. Ferdi qe virtuoz dhe unë isha i bindur se ai mund t’u binte të gjitha veglave muzikore, por dhe liberal, njohës i hatashëm i muzikës së xhazit dhe tepër i kulturuar. Në të vërtetë, ai ishte një njeri i lirë dhe ashtu mbeti deri në fund të jetës.

I gjithë brezi im kishte njëfarë shprese që edhe hordhitë e 6 shkurtit do të mposhteshi­n në Tiranë, bashkë me Moskën. Dhe bashkë me hordhitë, edhe gjithë ai varg i gjatë antivleras­h që sikur i kishte marrë frymën të gjithë shoqërisë shqiptare. Kurse Hoxha, sipas të gjitha dëshmive që kisha atëherë nga njerëzit e tij të afërm, duke përfshirë edhe fëmijët e tij, ishte shumë i shqetësuar. Dhe nuk kishte se si të ishte ndryshe, sepse ai jetonte vetëm po të vazhdonte Lufta e Ftohtë. Nuk do të ketë më në Shqipëri një sundues aq mizor, sa të kënaqet me vuajtjen e popullit të tij, gjithë duke shfrytëzua­r gjendjen e luftës që kishin të fuqishmit e kësaj bote. Në fakt, kjo kishte qenë vetë tragjedia jonë, mospërfill­ja ndaj Shqipërisë, sepse territori shqiptar nuk duhej të ishte i asnjërit dhe sunduesi le të bënte çfarë të donte me popullin e vet, përderisa populli nuk ishte i aftë ta rrëzonte. Por këtë gjë, sigurisht që unë nisa ta kuptoj më vonë.

Kjo ishte loja dhe Hoxha sigurisht që e kishte mësuar dhe po e luante shumë mirë, por, befas, i kishte dalë përpara reforma çekosllova­ke, e cila mund të çonte në shkrirjen e akujve dhe demokracia e vendosur edhe në Lindje, patjetër që do të ishte fundi i tij. Për takimin e Varshavës, Hoxha ishte shprehur i kënaqur. “Marrëveshj­a e Varshavës do ta mbysë frymën e Pragës”. Kështu ishte shprehur Shehu në shtëpinë e tij në ditët e para të atij gushti, por Ladi që kishte qenë prezent nuk i kishte thënë asgjë, vetëm kishte dëgjuar. Në darkë, ai sikur ishte bindur edhe më shumë për kënaqësinë e udhëheqjes shqiptare sepse të njëjtën gjë thuajse e kishte dëgjuar edhe nga Enver Hoxha, i cili kishte qenë nga ata për vizitë. “Madje Hoxha,- më tha Ladi,- ishte edhe më i sigurt sepse fliste e fliste gjithë theks të veçantë për intrasigje­ncën e Moskës”. Natyrisht, ai të gjithë bashkëpunë­torëve të tij të afërt nuk u fliste kurrë hapur, por me demagogji u thoshte se vendosja e kapitalizm­it të plotë nuk është e pranueshme nga udhëheqja sovjetike. Me një fjalë, si Hoxha ashtu edhe Shehu, madje edhe të tjerë byroistë, prisnin me ankth ndërhyrjen sovjetike në Çekosllova­ki. Sepse, edhe unë i dëgjoja vetë atë gusht kur thoshin me njëri- tjetrin se rasti çek është më i rëndë se ai hungarez. Dhe sigurisht që kjo nuk ishte një çudi për ta dëgjuar prej tyre. Ata, nëpër vitet që kishin kaluar, të gjithë ishin mprehur me politikën e kurtheve, të intrigave e të terrorit, prandaj e ndienin dhe e kuptonin mirë çdo lëvizje që ndodhte brenda Kampit Socialist, pavarësish­t se ndërkohë kishin dalë prej tij. Ata ndienin gjithçka dhe me sa po kuptoja unë, ata e dinin se sistemi i tyre e kishte humbur luftën. E gjithë udhëheqja e atëhershme shqiptare ishte koshiente për një gjë: ajo e dinte se vendet më pak të zhvilluara të Europës po pretendoni­n se po ndërtonin sistemin më të përparuar të historisë njerëzore. Dhe në pjesën më të madhe, ajo udhëheqje kishte studiuar në Perëndim, por megjithatë po priste nga Lindja. Prandaj, Shqipëria e pasluftës pa dyshim që ishte e

 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania