Panorama (Albania)

Përgjimi, zyrtari i Qeverisë i kërkon ndikim për pronat gjyqtarit të Strasburgu­t

Zbardhet biseda: “A të ndalon më ky tren në stacion?” Reagon Biba: Nuk ka shantazh, ishte bisedë mes miqsh

- TIRANË Ledi Bianku

Zbardhet audio- përgjimi mes zëvendëskr­yetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, dhe anëtarit në detyrë të Gjykatës së Strasburgu­t, Ledi Bianku.

Në media është publikuar dje një bisedë mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut, në të cilën zëvendëskr­yetari i KQZ- së flet për një takim të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë, Engjell Agaçi. Në audio- përgjimin që, sipas Denar Bibës, është realizuar në vitin 2014, janë bërë disa ndërprerje dhe biseda nuk është publikuar e plotë, por janë montuar vetëm pjesët ku flet zëvendëskr­yetari i KQZsë. Nga biseda e regjistrua­r në mënyrë të fshehtë nuk kuptohet se cila është lidhja e afërt mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut, por në pohimin e zëvendëskr­yetarit të KQZ- së, ai është ndër personat që ka më shumë njohje me anëtarin e Gjykatës së Drejtave të Njeriut në Strasburg. Bisedën, Biba e nis me kërkesën që i ka bërë Engjell Agaçi dhe ku i ka kërkuar ndihmë nga Ledi Bianku në Strasburg për të ndikuar dhe për të mundësuar shtyrjen e vendimeve që janë dërguar në GJDNJ nga pronarët shqiptarë. "Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç'e ke Ledi Biankun?- I thashë… ( ndërprerje)

- Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne, ti e ke më afër.

- Agaçi më tha… hajde të pimë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte… Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja. Të lutem tha, t'i lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori", thekson Biba në audio- përgjim.

DELEGACION­I

Nga biseda e publikuar mësohet se takimi i Bibës me Biankun është zhvilluar në një kohë kur në Gjykatën e Strasburgu­t ka shkuar për takim ish- zëvendëskr­yeministri i thershëm, Niko Peleshi, aktualisht ministër i Bujqësisë. Po ashtu, në këtë delegacion ka qenë e pranishme Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, ishzëvendë­sministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, dhe ish- kryetarja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, Sonila Qato, aktualisht ministre për Sipërmarrj­en. "Sot është Niko Peleshi këtu në Strasburg, ka takim me Kryetarin e GJEDNJsë", thekson Biba dhe më tej sqaron dhe arsyen e vizitës së tij: "Ma paguan ata biletën dhe unë po bëj një lloj detyre". Pas këtyre fjalive, në ndërprerje­n e fundit të audio- përgjimit, zëvendëskr­yetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flet në mënyrë metaforike për karrierën dhe postet publike. "A të ndalon më ky tren në stacion? Të mbetesh pa punë dhe ç'të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë...", mbyllet audio- përgjimi i Denar Bibës.

REAGIMI

Pas publikimit të audio- përgjimit, zëvendëskr­yetari i KQZ- së, Denar Biba, ka thënë se biseda e publikuar nuk është e plotë dhe se thënia për sakrificat ka të bëjë më karrierën e tij. "Unë e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, ndër të tjera edhe në vizitën zyrtare pranë GJEDNJ, ku isha pjesë e delegacion­it të kryesuar nga ish zv. kryeminist­ri i kohës. Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se ' perse pranova detyrën e kryetarit të KPP', duke qenë se ishte në dijeni të aspiratës sime për Gjykatën Kushtetues­e. Ja, kaq e thjeshtë është. Mjaft të dëgjoni bisedën e plotë dhe do ta kuptoni që ' sakrifica' e përfolur ishte e imja dhe s'kishte asnjë lidhje me z. Bianku. Isha unë që pranova një detyrë që nuk e doja. Kërkoni bisedën e plotë! E keni për detyrë", ka thënë dje Biba. Më tej, zëvendëskr­yetari i KQZ- së ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë lloj shantazhi ndaj Ledi Biankut, por thjesht një marrje mendimi nga ish- profesori i tij. Ai ka thënë se nuk mund ta shantazhon­te Biankun, pasi ai nuk kishte gjë në dorë për çështjen e pronave.

"Është thjesht e pamundur që të shantazhoh­ej dikush, që praktikish­t nuk kishte gjë në dorë. Në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë ndërhyrje e paligjshme, sikundër është paraqitur të thuhet. Nuk mund të ndodhte, mjafton të dalë biseda e plotë dhe e pacensurua­r dhe do të kuptohet që ka qenë një bisedë mes miqsh, të cilët ndanin shqetësime­t me njëri- tjetrin për punën përkatëse, ku ish- studenti i kërkonte dhe mendje ish- pedagogut sesi ta zgjidhnin këtë çështje përkatëse, pasi ishte një shqetësim i shtetit shqiptar dhe do të paguante një shumë të madhe për kohën. Kjo ishte e gjitha dhe vazhdoj të jem i habitur me këtë lloj dembelizmi të opozitës shqiptare, që kërkon të bëjë politikë me gjithfarël­loj gjëje. Nga audio- përgjimi i plotë del që nuk ka asnjë lloj shantazhi dhe asgjë të paligjshme. Një bisedë normale mes dy miqsh", ka thënë dje Biba.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania