Panorama (Albania)

Rihapet 9- vjeçarja “Kosova”, Veliaj: Ndërtuam shkollë në vend të pallatit

-

Shkolla 9- vjeçare e rindërtuar “Kosova” do të jetë gati për të pritur afro 400 fëmijë të Njësisë nr. 2 në kryeqytet, duke sjellë edhe eliminimin e mësimit me dy turne për shkollat e tjera të kësaj njësie. Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje atje për të inspektuar ecurinë e punimeve dhe për të dhënë lajmin e mirë, hapjen e shkollës së katërt në kryeqytet brenda mandatit të tij. “Besoj se është shkolla më e bukur në Shqipëri, shkolla ‘ Kosova’. Jam i emocionuar sepse ka qenë shkolla ime, porse është edhe shkolla e katërt që ndërtojmë në Tiranë, ende pa hyrë në vitin tonë të katërt në bashki, çka s’ka të krahasuar me mandatin para nesh kur nuk u ndërtua asnjë shkollë e re në Tiranë. Ajo që më gëzon më shumë është fakti se pas shkollës së katërt, po përfundojm­ë edhe shkollën ‘ Servete Maçi’ e do të nisim 17 të tjera me projektin tonë të shkollave me partnerite­t publik- privat, të cilat do të zhdukin një herë e mirë mësimin me dy turne”, nënvizoi kryetari, i cili ndër të tjera nuk la pa sjellë në mend planin e administra­tës së shkuar për truallin e shkollës, në të cilën nuk ishte vënë dorë prej më shumë se një dekade. “Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të pa- precedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë llafet e gam- gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund.

Ka disa lajme të mira që vijnë me shkollën e re: nga 4vjeçare ajo bëhet shkollë 9vjeçare; kemi shumëfishu­ar hapësirën, pra jo vetëm me 18 klasa, por ka mjedise për psikologun, për dentistin, hapësira për evente dhe organizime, ka një palestër shumë të madhe, që nuk e kishte më parë, ka rampat për personat me aftësi të kufizuar. Po ashtu, kemi fitu- ar edhe një trotuar të ri në Rr. e “Elbasanit”, ku më parë ishte si një shteg dhish, ku prona ishte e kufizuar me llamarinë, por mbi të gjitha shkolla përfaqëson një filozofi të re”. Përveç uljes së numrit të nxënësve në klasa, e mira e kësaj shkolle janë punimet me cilësi, një garanci, sipas Veliajt, që edhe me Teatrin e ri Kombëtar do të veprohet njësoj.

Shkolla e re do të ketë 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, auditorium­e, laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor.

 ??  ?? Veliaj gjatë inspektimi­t të punimeve
Veliaj gjatë inspektimi­t të punimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania