Panorama (Albania)

Mbledhja në aparatin e KQ, që kryqëzoi Vahid Lamën

-

Organizata e Partisë e aparatit të KQ- së, në mbledhjen rrufe të datës 27 tetor 1981, ka përjashtua­r nga të gjitha funksionet Vahid Lamën. I pari që ka orientuar debatin ka qenë Simon Stefani, ish- sekretar i KQ- së. “Jemi këtu,- ka artikuluar ai,- për të demaskuar dhe dënuar një armik të fshehtë e të rrezikshëm, të cilin udhëheqja e partisë, pasi e ka ndjekur me vëmendje, e ka shkarkuar sot nga të gjitha detyrat dhe funksionet partiake”. Përveç pretencës së Stefanit, në ato që përmban dokumenti i mbledhjes, dallon agresivite­ti i Haxhi Kroit, ish- shefit më jetëgjatë të kabinetit të Hoxhës. “Lama nuk e meriton teserën e partisë,- ka nisur ai,- për pasojë, as detyrën në aparatin e KQsë. Ai ka mbështetur idetë armiqësore të tradhtarëv­e Bedri Spahiu e Tuk Jakova”. I befasuar nga furtuna e shefit të tij, Lama ka provuar të ndërhyjë, por është gjendur sërish në rrebeshin e Kroit. “Ç’kujtoi ky armik i betuar, që mbërriti me marifete në instancat e larta të partisë, deri te zyra e shokut Enver, se do bënte ç’të donte në dëm të partisë dhe popullit?! Se do vazhdonte të fyente pa fund shoqen Nexhmije dhe shokun Ramiz, që e mbajtën afër dhe e deshën aq shumë?! Pjesa tjetër e monologut të Haxhi Kroit, zyrtarit më të vjetër të aparatit të KQ- së, përvijon me zhargonin “Tradhtar”, “Bukëshkalë”, “I pabesë”, për t’i lënë radhën propozimit për ta prangosur në sallë, se “edhe plumbi për të është pak”. Dokumenti i mbledhjes nuk përmban asnjë rresht nga reagimi i Vahid Lamës përballë akuzave nga më absurdet. Në kujtimet e tij, Lama shkruan se ka provuar disa herë të çohet e t’i kundërshto­jë, por ka qenë e pamundur ta lejojnë. I urdhëruar nga Stefani vetëm të dëgjojë, ka hapur bllokun dhe aty për aty ka shënuar morinë e pafundme të pyetjeve të përçartura: Kush fshihet pas qëndrimeve të tua antiparti? Me cilat elemente borgjezo- revizionis­të ke bashkëpunu­ar? Për ç’arsye ke mohuar rolin e shokut Enver në themelimin e partisë? Përse ke thënë që shoqja Nexhmije është e paekuilibr­uar në marrëdhëni­et me bashkëpunë­torët? Përse ke deklaruar që shoku Ramiz është hipokrit? Përse ke mburrur Abaz Kupin dhe bëmat e tij?... “Furtuna në gotë”, sipas Vahid Lamës, vazhdoi deri në mesnatë për t’u mbyllur me njoftimin e përjashtim­it nga Partia dhe shfaqjen e oficerëve të Sigurimit te dera e sallës...

 ??  ?? Nga mbledhja në Aparatin e KQ
Nga mbledhja në Aparatin e KQ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania