Panorama (Albania)

Handanoviç drejt pensionit, Interi zgjedh Strakoshën

Shqiptari është preferenca kryesore për zikaltrit, por kushton 81 mln euro

- JETON STAMOLLA

Paraqitja jo e mirë e portierit Samir Handanoviç ndaj Torinos ka shqetësuar shumë drejtuesit dhe tifozët e Interit.

Dy gabimet që sollën edhe barazimin e Torinos, pasi skuadra e Luçiano Spaletit kishte kaluar në avantazhin e dyfishtë, me gola të Perisiç dhe De Vraj, nuk janë kapërdirë. "Kështu nuk mund të vazhdohet", shpreheshi­n të revoltuar dhe të zemëruar në rrjetet sociale ultrasit, duke ia faturuar sllovenit gabimet. "Me gabime të tilla, nuk mund të konkurrosh ndaj një skuadre si Juventusi për titullin kampion". Dhe kaq ka mjaftuar që në Itali, por edhe në Spanjë, të paktën sipas portalit "Fichasjes. net", të qarkullojn­ë zërat se Interi ka filluar të mendojë për një portier që mund të zëvendësoj­ë sllovenin që nga vera e ardhshme, pse jo edhe në merkaton e janarit. Duke parë edhe moshën e madhe të Handanoviç, Inter do të preferojë një gardian në moshë të re, ku në listë sipas "Fichasjes. net" janë tre emra: Thomas Strakosha i Lacios, që kryeson preferenca­t zikaltër, i ndjekur nga Alfons Areola ( PSG) dhe Andre Onana ( Ajaks). Të tre portierët nuk janë më shumë se 23 vjeç dhe premtojnë shumë për të ardhmen. Mbrojtësi ekstrem i Kombëtares shqiptare duket se është në "pole position", pasi ka eksperienc­ë në kampionati­n italian ku luan me Lacion prej dy sezonesh, ndaj transferim­i i mundshëm i tij te zikaltrit do të ishte krejtësish­t logjik, duke parë edhe lëvizjet e shumta që kanë ndodhur sivjet, por edhe ndër vite në aksin Lacio- Inter, ku mjafton të përmenden emra si: Zarate, Pandev, Hernanes, Kandreva, De Vrij e Keita.

STRAKOSHA KUSHTON 80+ 1 MLN

Në uebsajtin e specializu­ar, "transferma­rkt", Strakosha vlerësohet rreth 20 milionë euro, por Igli Tare, që është edhe drejtori sportiv i Lacios, vështirë se do ta shiste "diamantin" e tij për një çmim kaq të ulët, duke kujtuar edhe deklaratën e kësaj vere. "Nëse Alison u pagua 80, atëherë Strakosha kushton 80+ 1 milionë euro". Interi dhe Lacio mund të ulen në bisedime që në sezonin aktual për të mby- llur paraprakis­ht një marrëveshj­e për janarin apo verën 2019, duke qenë se merkato në Itali është mbyllur. Dhe pa dyshim që, nëse transferim­i i Thomasit te 18 herë kampionët e Italisë dhe 3 herë kampionët e Europës do të ndodhte, portieri shqiptar do të quhej "transferim­i më i bujshëm i historisë së futbollit shqiptar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania