Panorama (Albania)

Ish- Kryeprokur­ori: Ju rrëfej emrat e spiunëve që fundosën sekretarin personal të Enver Hoxhës

INTERVISTE/ FLET ISH- PROKURORI I PERGJITHSH­EM, RRAPI MINO: PSE U GODIT VAHID LAMA PAS NJE LETRE ANONIME

- AFRIM IMAJ

Ka qenë mesnata e 10 nëntorit 1981, kur forcat e Policisë Sekrete kanë arrestuar në fshehtësi Vahid Lamën, juristin që kishte punuar 13 vite në paradhomën e Enver Hoxhës.

Pak ditë më parë, kur përgatitej të merrte pjesë në Kongresin e VIII të Partisë, sekretari personal i Sekretarit të Parë të KQ ishte shkarkuar nga detyra dhe ishte internuar familjaris­ht në një fshat malor të Gramshit. Arrestimi i tij menjëherë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit historik të Partisë ishte certifikua­r më herët në zyrat e KQ, aty ku më parë ishte kryqëzuar për veprimtari armiqësore ndaj vijës së Partisë. Prej këtej, Vahid Lama iu nënshtrua një kalvari pa fund në ferrin e burgjeve të komunizmit, për t’u kthyer pranë familjes në fillimin e viteve ‘ 90. Goditja e befasishme e tij, ka qenë nga ato raste kur Rrapi Mino, ish- Prokuror i Përgjithsh­ëm duhej të zyrtarizon­te dramën e tmerrshme për mikun e ngushtë, çfarë nuk e kishte menduar kurrë. Po si është gjendur ai përballë kësaj të papriture, si ka operuar me procedurat që ia detyronte funksioni për ta bërë shokun e afërt banor të qelive të tmerrshme të burgjeve famëkeqe dhe çfarë raportesh ka mbajtur me të pas rikthimit në liri. Në rrëfimin për gazetën “Panorama” autoriteti më i lartë i organit të akuzës të regjimit komunist kujton disa prej momenteve kryesore të kësaj historie, duke veçuar mënyrën si mbeti miku i tij viktimë e spiunimit të kolegëve ish- punonjës të aparatit të KQ të Partisë, me të cilët kishte punuar plot 13 vjet pa ndërprerë...

Zoti Rrapi, nga praktika disavjeçar­e në krye të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, kujtoni ndonjë goditje të padrejtë që ju ka mbetur merak?

Një e tillë ka qenë goditja ndaj sekretarit personal të Enverit. Vahid Lama e quanin. Ishte një intelektua­l me peshë dhe një nga juristët më të mirë të kohës. Me sa më kujtohet, punoi rreth 15 vite në paradhomën e Enverit. Kur po shkëlqente në detyrë, i bënë kurthin dhe e shfarosën brenda natës. E kam ndjekur nga afër historinë e tij, se ishim shokë të afërt me njëri- tjetrin. Takoheshim gati përditë, flisnim e bisedonim pa dorashka me njëri- tjetrin, pavarësish­t çfarë detyrash mbanim. Disa vite me radhë, të dy kemi qenë dhe pedagogë të jashtëm në Fakultetin Juridik…

Ju ishit Prokuror i Përgjithsh­ëm, nuk kishit mundësi ta shpëtonit, së paku nga burgosja?

Rasti ishte i tillë që nuk më krijonte as mundësinë më të vogël për ta lehtësuar paksa, pale ta shpëtoja nga ajo goditje e pamëshirsh­me.

Si ta kuptojmë që Prokurori i Përgjithsh­ëm përballë një rasti të tillë i kishte duart e lidhura?

Vahid Lamja shkoi në bankat e të akuzuarit nga aparati i Komitetit Qendror, që do të thoshte se goditja e tij ishte vendosur nga krerët e vendit e të Partisë. Tjetër gjë do të ishte në rastin e një fshatari apo inxhinieri të zakonshëm. Ky fakt e bënte të pamundur ndërhyrjen time, ndryshe situata bëhej më e koklavitur dhe kishte risk të madh edhe për mua. Këtë e dinte fort mirë dhe Vahidi dhe përveç ndonjë konsulte për rrethanat e penalizimi­t kur ishte i paarrestua­r, nuk më kërkoi gjë tjetër…

Sidoqoftë, një fjalë e numrit një të akuzës e konsumuar në mirëbesim mes kolegësh, do ndikonte sadopak për ta lehtësuar pozitën e tij…

Nuk ishte puna për një fjalë apo për një xhest të konsumuar me një mik apo koleg të zakonshëm, por rasti i Vahidit bëhej i pamundur se ndërhyrja duhej lart te burimi, te zyrtarët e KQ, te anëtarët e Byrosë Politike, te anëtarët e Plenumit. Ata ishin jo vetëm denoncuesi­t, por edhe përcaktues­it e kohës së dënimit të tij. Fati i keq i Vahidit që qëlloi në ato pozita të pafavorshm­e…

Në çfarë rrethanash u dënua Vahid Lama, si nisi goditja ndaj tij kur ishte në detyrën e rëndësishm­e pranë Enverit?

Historia e penalizimi­t të tij nisi me një letër anonime në adresë të Enverit dhe përfundoi me një mbledhje rrufe të organizatë­s së Partisë të aparatit të Komitetit Qendror, që e përjashtoi nga Partia dhe sugjeroi organet kompetente për ta parë nga afër dhe me kujdes gjithë biografinë e tij. Në fakt..., në fakt goditja ndaj Vahidit ishte një goditje e paralajmër­uar…

Pra, ju, nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithsh­ëm, e dinit që miku juaj ndiqej për t’u arrestuar…

Nga pozicioni i detyrës nuk dija gjë absolutish­t. Sinjalet e para se e ndiqnin, m’i kishte thënë vetë Vahidi. Me sa dukej, ai e kishte kuptuar se e kishin vënë në shënjestër dhe për ditë e muaj të tërë jetonte me ndjenjën e persekutim­it.

Ju tregonte kur bisedonit pse e kishin bërë objekt goditje-

je?

Kam folur gjatë në atë periudhë me të dhe të them të drejtën mënyra si shpjegohej për këtë situatë kritike nuk më dukej bindëse. Bile, bile, në ndonjë rast mendoja se vuante nga sindroma e përndjekje­s. Nuk më shkonte kurrë në mëndje se lufta e klasave do të arrinte të bënte viktimë edhe vetë sekretarin e Enverit. Mirëpo gjërat rrodhën shpejt dhe Vahidi një ditë të

Mbi bazën e të dhënave të saj, kishte nisur puna gjurmuese për të verifikuar jo vetëm ato që përmbante ajo, por tërësinë e figurës së Vahidit. E gjitha kjo, në periudhën kur ai ndihej i qetë pas atij shpjegimi që i kishte bërë Enveri për pallavrat e letrës anonime. Loja nisi me provokime nga më të ndryshmet, me kurthe e prapaskena nga më të çuditshmet. Dhe nga kush, pale. Nga shokët e punës në aparatin e KQ

 ?? ENVER HOXHA ( MAJTAS) SEKRETARI I ENVER HOXHES, VAHID LAMA ??
ENVER HOXHA ( MAJTAS) SEKRETARI I ENVER HOXHES, VAHID LAMA
 ??  ?? VAHID LAMA ( NE RRETH) NE MBLEDHJEN E PLENIUMIT TE KQ
VAHID LAMA ( NE RRETH) NE MBLEDHJEN E PLENIUMIT TE KQ
 ??  ?? Rrapi Mino duke folur për “Panorama”
Rrapi Mino duke folur për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania