Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, zbardhet skema e re e kompensimi­t

Qeveria miraton ndryshimet e reja në skemën e dëmshpërbl­imit të ish- të përndjekur­ve. Kategoritë që preken dhe ndarja e re e kësteve

-

Skema për shpërndarj­en e dëmshpërbl­imit të ish- të përndjekur­ve do të ndryshojë.

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme ndryshimet e ligjit për dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist. Ndryshimet e ligjit përjashtoj­në nga përfitimi i dëmshpërbl­imit trashëgimt­arët e radhës së dytë të ish- të përndjekur­ve që nuk jetojnë, pra, nipërit dhe mbesat. Në rast se familjarët e viktimave kanë vdekur, dëmshpërbl­imi nuk përfitohet më nga nipërit apo mbesat. Këshilli i Ministrave pritet të miratojë edhe vendimin për korrigjimi­n e dosjeve. Pra, bëhet fjalë për ish- të përndjekur­it të cilët kanë pasaktësi në llogaritje­n e dëmshpërbl­imit financiar si dhe në të dhënat e dosjeve.

PROJEKTLIG­JI Projektlig­ji i qeverisë në ndryshimin për ligjin e dëmshpërbl­imit të ish- të përndjekur­ve sjell skemën e re të shpërndarj­es së parave. Vetëm viktimat e familjarëv­e kanë të drejtën e përfitimit të dëmshpërbl­imit. Për rastet kur familjarët nuk janë gjallë, dëmshpërbl­imi nuk do të përfitohet nga nipërit apo mbesat. “Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërbl­imit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëv­e që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dëmshpërbl­imi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit”, shpje- gohet në projektlig­j. Drafti i ri i qeverisë përcakton se masa e një kësti dëmshpërbl­imi do të jetë 1 milion lekë, si për ata që kanë për të tërhequr mbi 80 milionë lekë dhe 1 milion lekë. Pra, përfitues të marrjes të dëmshpërbl­imit me një këst të vetëm do të jenë vetëm ata që kanë të përcaktuar, si vlerë totale të dëmshpërbl­imit deri në 1 milion lekë. “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i madh se 1 milion lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 milionë lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 milion lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit”, thuhet në projektlig­j.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e Qeverisë
Një nga mbledhjet e Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania