Panorama (Albania)

Avokati i pronarëve në Strasburg: Çfarë po ndodh me 89 dosjet në Gjykatë

PROKURORIA HETIM PER SHANTAZH, PD: BIANKU INFORMOI GJYKATEN

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e akuzoi Kryeminist­rin Rama si ideatorin e shantazhit ndaj gjyqtarit të Strasburgu­t, Ledi Bianku.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, deklaroi se vetë gjyqtari i Strasburgu­t ka konfirmuar bisedën mes tij dhe nënkryetar­it të KQZ- së, Denar Biba. “Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithsh­ëm, Engjëll Agaçi, nënkryetar­i i KQZ, Denar Biba, mund të përdorin të gjithë pushtetin për të mbyllur çështjen, por ata nuk mund të ndryshojnë dot një fakt: se gjyqtari Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Gjykatën e Strasburgu­t. Media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtje­n e bisedës në regjistrim­in audio. Gjithashtu, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgu­t, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtat­shëm”, deklaroi Bardhi.

Akuza

Sipas ish- ministrit, heshtja e Kryeminist­rit Rama përballë një akuze kaq të fortë konfirmon faktin se ai vetë është ideatori i këtij akti kriminal. “Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëv­e se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhim­in e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama. Në materialin audio, kërcënimi është i qartë: “Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës, pas përfundimi­t të mandatit, do të mbetesh pa punë. Sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin, nuk do të shërbejë për asgjë. Ky tren- pra mundësia për të bërë pazar me Qeverinë- nuk do të vijë më në jetë, është thelbi i kërcënimev­e mafioze të të dërguarit të Edi Ramës për gjyqtarin e Strasburgu­t”, sqaron këshilltar­i ligjor i PD- së.

PRONARËT

Ish- ministri i Drejtësisë e ka cilësuar audio- përgjimin si provën më diskreditu­ese të Edi Ramës, i cili pasi i hoqi të drejtën pronarëve shqiptarë të ankohen në Kushtetues­e kërkon t’i ndalojë edhe të gjykohen në Strasburg. “Çfarëdo të bëjë Edi Rama me Engjëll Agaçin, është fakt i pandryshue­shëm se të ashtuquajt­urën ‘ bisedë miqësore’ të Denar Bibës, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgu­t si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij. Një ndërhyrje e tillë synonte ndihmë për qeverinë kundër interesave të pronarëve shqiptarë. Audio- regjistrim­i është prova më diskreditu­ese për Edi Ramën se, pasi u hoqi shqiptarëv­e të drejtën për t’u ankuar me nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë, me mënyra mafioze, po u heq të drejtën pronarëve për t’u gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe për të rifituar pronën e grabitur nga qeveria”, theksoi ish- ministri.

 ??  ??
 ??  ?? GJYKATA E STRASBURGU­T
GJYKATA E STRASBURGU­T
 ??  ?? Gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku
Gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku
 ??  ?? Ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi
Ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania