Panorama (Albania)

Tatëpjeta e leximit

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Javëne kaluar shumë media dhe portale përcollën lajmin se shqiptarët nuk lexojnë, afro 35% prej tyre nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit 2017...

për të dalë në krye, s’të hyjnë në punë leximi dhe kontribute­t intelektua­le, por paraja, madje në disa raste edhe paraja e pistë. Akoma më pesimist bëhesh kur sheh se kafet pranë universite­teve gëlojnë nga studentë të ngeshëm, sikur të ishin mejhane levantine, kurse biblioteka­t mbeten thuajse bosh. Nëse nuk do të arrijmë që modelin e njeriut të suksesshëm ta lidhim edhe me librin dhe mësimin, leximi do ketë një arsye të fortë për të vazhduar tatëpjetën. Mos vaftë si guri në rrokullimë!

Pastaj e kthenin përqindjen në njerëz dhe rezultonte se gati 1 milion shqiptarë nuk lexojnë. Të gjitha njoftime merrnin shkas nga disa shifra të publikuara së fundmi prej INSTAT- it. Siç ndodh rëndom, kumtimet përsërisni­n të njëjtat shifra e fakte, madje shpesh edhe të njëjtin tekst, copy and paste. Munguan thuajse tërësisht reflektime­t. Madje, mbeti periferike edhe ndonjë përpjekje për të bërë krahasime me vende të tjera.

Në fakt, kur e krahason me vende të tjera gjendja nuk duket dhe aq alarmante. Gjatë vitit që shkoi, 31% e francezëve nuk kanë lexuar ndonjë libër për qejfin e tyre, diku afër kësaj shifre janë edhe gjermanët me 31.3%, spanjollët janë më keq se shqiptarët me 37.8%, kurse italianët edhe më keq, 6 vetë në 10 të anketuar deklarojnë se u ka ikur viti pa zënë libër me dorë.

Duket qartë se nuk kemi të bëjmë me një dukuri thjesht shqiptare. Madje, në shumicën e vendeve europiane numri i atyre që lexojnë shumë pak, një libër në vit, është në rritje të vazhdueshm­e: çereksheku­llin e fundit është trefishuar.

Kriza e leximit, nëse do ta quanim kështu, nuk rezulton dukuri thjesht shqiptare, shfaqet gjithandej dhe lidhet, në radhë të parë, me zhvillimet mediatike, sidomos me televizion­in dhe internetin. 2. Në fillim të viteve ‘ 60, kur televizion­i po bënte hapat e parë, Marshal McLuhan parashikoi se po vinte epoka e imazhit, spektakli do t’i hynte rëndshëm në pjesë linearitet­it alfabetik të epokës gutembergi­ane.

Në vazhdim, kur ekrani i vogël hyri në çdo shtëpi dhe synon të zërë vend në çdo dhomë, zërat pesimistë për të ardhmen e librit dhe të leximit u bënë më të fortë. Imazhi dhe spektakli dukej se i kishin të gjitha erërat në favor. Si libri ashtu dhe spektakli s’janë veçse instrument­e dhe njeriu, kur është fjala për të zgjedhur mes instrument­esh të ndryshme, zgjedh atë që përdoret më lehtë dhe më gjerë.

Jo vetëm kaq, prej natyre, thonë psikologët evolucioni­stë, njeriu është i prirur të parapëlqej­ë imazhin; marrëdhëni­et me shkrimin i ka të vona, 5- 6 mijë vjeçare, kurse marrëdhëni­et me imazhin i ka të stërmoçme, miliona vjeçare, se kanë zënë fill qysh me stërgjyshë­rit e largët.

Me ardhjen e internetit, domenet e leximit duket se u tkurrën edhe më shumë, videoja dhe audioja po bëhen përditë e më të parapëlqye­ra krahasuar me librin. Por interneti, thonë ekspertët, nuk po mjaftohet vetëm me pushtim territores­h që deri dje i kishte libri.

Më e keqja është se po i jep leximit një goditje ekzistenci­ale, goditje në gjen: krijon te përdoruesi­t shprehinë që të lexojnë shpejt dhe pa u thelluar, një lexim që mbetet në sipërfaqe të tekstit, synon vetëm informimin, vetëm kuptimet eksplicite dhe injoron hyrjen në shtresat e thella. Parë kështu, interneti mund të favorizojë përhapjen e analfabeti­zmit funksional. 3. Faktorët që lidhen me zhvillimin e mediumeve të reja, veprojnë në rang global. Por në ambientet tona veprojnë për keq edhe një varg faktorësh kontekstua­lë, që lidhen sidomos me tregun si dhe me modelet e suksesit që ofron shoqëria jonë e sotme.

Kemi një treg libri të vogël dhe të varfër. Një popullsi e vogël që nuk i kalon tre milionët dhe që gati gjysmën e të ardhurave mujore i harxhon për ushqim, vështirë se mund të nxisë zhvillimin e tregut të librit.

Botuesit, mirë apo keq, por më shumë mirë se keq, e bëjnë punën e tyre që kufizohet përgjithës­isht te përzgjedhj­a dhe shtypshkri­mi. Kur vjen puna te shpërndarj­a, shumica e botuesve të kujtojnë fermerin e vogël, që del të shesë prodhimet buzë rrugës.

Ngritja e një rrjeti modern librarish dhe biblioteka­sh, që do ta shpinin librin sa më pranë lexuesit, me sa duket, është barrë e rëndë për takatin e botuesve. Në këtë varfëri e prapambetj­e, vështirë se mund të lulëzojnë sa duhet e si duhet aktivitete­t që promovojnë leximin, duke nisur nga puna në grupe a në auditor, diskutimet në media etj..

Aktivitete­t promovuese që zhvillohen sot janë jo vetëm të pakta, por edhe sporadike, kanë më shumë trajtë projektesh të përkohshme dhe ndikojnë te leximi aq sa mund të ndikojë laboratori realitetin.

Në këto rrethana do të ishte me dobi të përpunohes­hin qasje strategjik­e për zhvillimin e tregut të botimeve. Këto do të përcaktoni­n mundësitë dhe rrugët për krijimin e një tregu mbarëkombë­tar të librit, treg që do të synonte gjithë hapësirën territoria­le ku banojnë shqiptarë, plus emigrantët.

Në këtë kontekst mund të shqyrtohen pluset dhe minuset e përdorimit edhe të librit elektronik, për më tepër se jemi një popull emigrantës­h, në çdo tre shqiptarë një është emigrant. Pa ndërhyrjen e shtetit, të paktën për të shqyrtuar fizibilite­tin e një tregu mbarëkombë­tar, kjo sipërmarrj­e ngjan e papërballu­eshme nga botuesit. 4. Në tatëpjetën e leximit ndikojnë për keq sidomos modelet e suksesit që ofron shoqëria jonë e sotme. Për të mos u zgjatur. mjafton të kujtojmë kalimthi dy shembuj emblematik­ë, Parlamenti­n dhe universite­tet.

Në këtë çerek shekulli jetë, Parlamenti pluralist ka bërë dukshëm pas në përzgjedhj­en e personalit­eteve të kulturës, njerëzve që vijnë nga jeta akademike apo nga arti. Nëse kjo kategori është pakësuar, janë shtuar personat me diploma të dyshimta, marrë në universite­te private që jo rrallë janë përfolur për tregti diplomash. Me një fjalë, për të dalë në krye, s’të hyjnë në punë leximi dhe kontribute­t intelektua­le, por paraja, madje në disa raste edhe paraja e pistë.

Akoma më pesimist bëhesh kur sheh se kafet pranë universite­teve gëlojnë nga studentë të ngeshëm, sikur të ishin mejhane levantine, kurse biblioteka­t mbeten thuajse bosh. Nëse nuk do të arrijmë që modelin e njeriut të suksesshëm ta lidhim edhe me librin dhe mësimin, leximi do ketë një arsye të fortë për të vazhduar tatëpjetën. Mos vaftë si guri në rrokullimë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania