Panorama (Albania)

Meta: Çdo tentativë për ndryshimin e kufijve cenon stabilitet­in

"Marrëveshj­a, që mendohet të arrihet, duhet të çlirojë energji pozitive dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes"

-

Unë mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjev­e të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitet­it, integritet­it territoria­l, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet kundër çdo tentative për të imponuar ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për "Albanian Daily News", kreu i shtetit thekson se një ndryshim i kufijve territoria­lë do të cenonte stabilitet­in e rajonit, por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE- së.

Kohët e fundit është hapur një debat i madh mbi ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë debat?

Dialogu Serbi- Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin, por për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes e stabilitet­it. Ai është parakusht për integrimin europian të të dy vendeve. Çdo diskutim dhe debat, që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti, është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste, nuk sjell dobi. Ballkani ka pësuar transformi­me të thella në dy dekadat e fundit, në të cilat janë investuar seriozisht SHBA dhe BE- ja. Një nga investimet më të mëdha dhe të suksesshme ka qenë pavarësia e Kosovës dhe në vijimësi vendosja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në dobi të normalizim­it të marrëdhëni­eve dhe të stabilitet­it, paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon. E kaluara historike e Ballkanit është fatkeqësis­ht e lidhur me ndryshime kufijsh, spastrim etnik dhe shpërngulj­e të dhunshme të popullsive, të cilat janë shoqëruar me probleme të mëdha, armiqësi, luftëra e urrejtje. Marrëveshj­a, që mendohet të arrihet sot mes palëve është e rëndësishm­e të çlirojë energji pozitive, të ndihmojë frymën e bashkëjete­sës dhe harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara dhe historia. Ju mendoni se historia po përsëritet, ky proces duket se është i mirëkoordi­nuar nga të dy palët?

Është jetike që jo vetëm të mos rikthehen më kurrë pamje të shpërngulj­es ose lëvizjes me dhunë të familjeve, qofshin këto serbe apo shqiptare, por edhe asnjë familje e vetme nuk duhet të mendojë shpërngulj­en për shkak të pasigurisë që sjell debati i ndryshimit të kufijve. Cili është roli i Shqipërisë në këtë çështje të rëndësishm­e?

Shqipëria gjithmonë ka qenë dhe mbetet një mbështetës­e e fortë e procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetës­uar nga BE dhe mbështetur nga SHBA dhe përfundimi i këtij dialogu duhet ta bëjë rajonin më të qetë dhe qytetarët tanë më të sigurt për të ardhmen e tyre. Për Shqipërinë, është i një rëndësie të veçantë respektimi i parimeve bazë të sanksionua­r në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE- së për sigurinë në Europë, veçanërish­t parimi i mosndryshi­mit të kufijve. Çfarë fiton Serbia nga kjo marrëveshj­e?

Bashkimi Europian me strategjin­ë e re të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, u ka ofruar perspektiv­ë të qartë integruese vendeve të këtij rajoni. Unë besoj se përmes një marrëveshj­eje me Kosovën, Serbia fiton të ardhmen e saj europiane, pasi dihet se marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë janë kusht i domosdoshë­m dhe i pashmangsh­ëm për çdo vend të rajonit, përfshirë dhe Serbinë. Të mos harrojmë që në dokumentin hyrës të BE- së në janar të vitit 2014, kur u hapën negociatat me Serbinë, theksohet se ky proces duhet të sigurojë që të dyja palët të ecin në rrugën e tyre europiane, pa mundësinë që ta bllokojnë njëra- tjetrën në këtë përpjekje dhe kjo gradualish­t duhet të çojë në një normalizim gjithëpërf­shirës të marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE- ja dhe SHBA- të janë garant që përfundimi i kësaj marrëveshj­eje i siguron Serbisë rrugën e saj drejt integrimit në BE. Autoritete­t e larta serbe kanë deklaruar shpesh se antarësimi i vendit të tyre në BE është shumë i rëndësishë­m dhe janë angazhuar seriozisht në këtë proces. Shtoj se ky përfitim është në të mirë e dobi jo vetëm të Serbisë, por edhe të serbëve që jetojnë në Kosovë, është në interes të të gjitha vendeve të rajonit.

Presidenti i Kosovës Thaçi ka deklaruar disa herë se ndryshimi i kufijve do të jetë në të mirë të të ardhmes së Kosovës?

Së pari, do të uroja për Kosovën të kishim një bashkim forcash dhe energjish që promovojnë dhe mbështesin në unison interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kam vënë re se Presidenti Thaçi ka përsëritur rëndësinë e integritet­it territoria­l të Kosovës, rëndësinë e multietnic­itetit të saj dhe rëndësinë e stabilitet­it të rajonit. Këto janë parime shumë të rëndësishm­e, të cilat garantojnë një proces të pakthyeshë­m dhe të qëndrueshë­m. Si e shikoni ju të ardhmen e Kosovës?

Sovranitet­i dhe integritet­i territoria­l i Kosovës është realitet i njohur dhe i pranuar tashmë nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB- së. Kosova është sot anëtare e shumë organizata­ve ndërkombët­are dhe rajonale. Ajo është futur në një proces asociimi të Bashkimit Europian dhe qytetarët e saj janë në pritje të lajmit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria është krenare që ka kontribuar në këto arritje të rëndësishm­e dhe mbetet e vendosur në angazhimin e saj për anëtarësim­in e plotë të Kosovës në OKB dhe në BE.

Keni ndonjë koment ndaj intervistë­s së ministrit Bushati?

Unë mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjev­e të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitet­it, integritet­it territoria­l, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës dhe garancive të rëndësishm­e ndërkombët­are, Plani Ahtisari e Vendimi i Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë të Hagës, i cili legjitimoi të përputhshë­m me të Drejtën Ndërkombët­are Pavarësinë e Kosovës. Bashkimi Europian ka qenë deri tani jo shumë i qartë lidhur me çështjen e kufijve. Mendimi juaj, zoti President?

Modeli dhe parimet e bashkëjete­sës, harmonisë dhe paqes mes vendeve të Bashkimit Europian është modeli i shkrirjes dhe zhdukjes së kufijve shtetërorë, veçanërish­t atyre etnikë. Kështu e shikoj edhe unë procesin e integrimit të rajonit tonë në BE: drejt bërjes të parëndësis­hëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj. Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cenonte stabilitet­in e rajonit, por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE- së, për të cilat ajo është investuar nga themelimi i saj deri sot.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania