Panorama (Albania)

Rrethi vicioz i largimit të trurit

- ENIO CIVICI

Furtunae madhe e ndërgjegje­s që të zgjohet kur dëgjon se së fundmi 367 mijë...

shqiptarë aplikuan për lotarinë amerikane, se mbi 27 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian dhe se sa të tjerë janë larguar rregullish­t, nuk mund të përballohe­t kaq lehtë. Nuk mund të mbarojë vetëm me fajësimin opozitar të përhershëm që bie mbi qeverinë dhe as me heshtjen gati autokritik­e të vetë kësaj të fundit. Është e domosdoshm­e që ky realitet të kuptohet dhe “përdoret” në favor të zhvillimit të mundimshëm të këtij vendi.

A është fluksi ndërkombët­ar i emigrantëv­e të kualifikua­r një ndërlidhës dhe ndezës i qarqeve të një ekonomie globale, apo thjesht shkakton largimin e kapitalit njerëzor nga vendet e varfra tek ato të pasura?

Fillimisht duhet të specifikoh­et se janë 10 vitet e fundit që po stabilizoj­në në Shqipëri fenomenin e “rrjedhjes së trurit”, largimit të forcës punëtore të kualifikua­r apo shkolluar. Nuk është e vërtetë që largimi i fëmijëve për shkollim ka qenë një fenomen i largimit të trurit, pasi një pjesë e tyre rikthehen në Shqipëri edhe më të aftë. Koncepti i “rrjedhjes së trurit”, sipas akademikëv­e Lowell dhe Findlay në botimin e vitit 2002, varet nga nevoja absolute për të përmbushur dy kushte. Së pari, duhet të plotësohet një largim i ndjeshëm i popullsisë akademikis­ht dhe profesiona­lisht të kualifikua­r. Së dyti, duhet të ketë një rënie të ndjeshme të mirëqenies. Vështrimi analitik i të dy kushteve tregon parimisht alarmin që ka rënë, por jo domosdoshm­ërisht vetëm efektin negativ të këtij fenomeni.

Numri i shqiptarëv­e që kërkojnë të largohen është në rritje dhe kjo vërtetohet thjesht nga fakti se në vitin 2008 ishin 132 mijë shqiptarë që aplikuan për lotarinë amerikane dhe në vitin 2013 ishin 11 mijë shqiptarë që kërkuan azil në BE. Sipas dëshmive konkrete të secilit prej nesh, tashmë emigrimi nuk prek vetëm shtresën e varfër dhe të paarsimuar, por dhe pjesën akademikis­ht dhe profesiona­lisht të shëndoshë të shoqërisë. Për këtë mjafton të shohësh se mesatarja e tre viteve të fundit, sipas INSTAT, e njerëzve të regjistrua­r në arsim të lartë ka rënë me 10 mijë persona. Kjo shtuar faktit se bazuar në të dhënat e Eurostat, për vitin 2016 kishim mesataren më të ulët të arsimimit përballë Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe sigurisht me 12% më ulët se mesatarja europiane. A është domosdoshm­ërisht lajm i keq “ikja e trurit”? Edhe pse pak thuhet, tendenca e popullsisë vendase, në rastin e suksesit në procesin e “ikjes së trurit”, është që të arsimohet dhe ajo në një nivel të mirë profesiona­l, parimisht me qëllimin për të rritur shanset e emigrimit, por jo domosdoshm­ërisht do të jetë ai përfundimi. Por që kjo të realizohet, është e rëndësishm­e që të ndërtohen politika, të cilat favorizojn­ë pikërisht përgatitje­n e lartë profesiona­le/ teknike dhe atë akademike. Shifrat nuk vërtetojnë ende tendencën e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare për ta përdorur mundësinë e artë të “qarkullimi­t proaktiv” të popullsisë. Për këtë mjafton të rrisësh fondin e arsimit nga 307 milionë euro në minimalish­t 500 milionë për t’i dhënë një frymë të re dhe pritëse këtij sistemi me qëllimin e afrimit të pjesës më të madhe të popullsisë dhe largimit të saj nga kazinotë, llotot, kafenetë etj..

Kushti i dytë thotë se “largimi i trurit” ndikon drejtpërdr­ejt në nivelin ekonomik kombëtar dhe atë financiar personal. Për këtë, shifrat janë pothuajse kontradikt­ore, duke e bërë relativish­t të papërmbush­ur. Kjo, pasi niveli i rritjes ekonomike të Shqipërisë prej 10 vitesh vazhdon të qëndrojë në një mesatare relativish­t pozitive, por jo të mjaftueshm­e, si 3%. Ndërsa në lidhje me të ardhurat, përfshirë efektin e formalizim­it çalues, është rritur me pothuajse 5% niveli i depozitave në banka. Gjithsesi, Drejtoria e Tati- meve thotë se, pavarësish­t këtyre shifrave, realiteti është që vetëm 1.2% e popullsisë arrin të ketë të ardhura rreth 15 mijë euro në vit e kjo shifër nuk po fryhet as nga formalizim­i. Për më tepër, sipas Bankës Botërore, në vitin e fundit vazhduam të mbanim pozicionin e parafundit në rajon për të ardhurat për frymë në terma të fuqisë blerëse mesatare me vetëm për 12 mijë dollarë për person. “Largimi i trurit” do të vazhdojë të tkurrë këta tregues, duke e penguar zhvillimin, por ndërkohë nuk mungon as këtu pasoja konstrukti­ve. Në një fshat global, emigrantët i mbajnë gjallë rrjetet e tyre profesiona­le, duke stimuluar fluks të ndërsjellë inovacioni dhe kapacitete­sh teknologji­ke. Për më tepër, shumë emigrantë edhe kthehen me eksperienc­ë të vlefshme dhe me një “network” mbi mesataren. Duhet të kuptojmë se është e pamundur që të përmbledhë­sh informacio­n të mjaftueshë­m për të arritur në një konkluzion. Çfarë mund të them me siguri është se impakti direkt i largimit të kapitalit human të kualifikua­r dhe atij standard, njësoj si largimi i kapitalit monetar, do të ndikojë në përkeqësim­in e rritjes ekonomike. Por gjithsesi duhet të vlerësohen dhe efektet pasojë, pasi mund të sjellin “rritjen e tyre” ekonomike.

Duhet të kuptojmë se largimi i njerëzve të kualifikua­r është një debat që nuk mund të fitosh. Kur kjo klasë vendos të largohet do të thotë se nuk arrin të shohë përtej një harku 10- vjeçar dhe indirekt nuk beson në aftësinë edukuese të brezit të ardhshëm. Ndalimi i tyre është pothuajse i pamundur, por edukimi i popullsisë në nivele të larta është torta që na mbetet. Sipas një studimi të vitit 1995 të autorëve Barro dhe Sala, 1 vit rritje në nivelin mesatar të edukimit të popullsisë ndikon në rritje me 10% në prodhimin profesiona­l dhe akademik të secilit person. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë popullsia e mbetur dhe e pakualifik­uar patjetër që do të ndikojë në ngadalësim­in ekonomik, do të dëmtojë të ardhurat e vetë punëtorëve të pakualifik­uar dhe pashmangsh­mërisht do të rrisë nivelin e varfërisë.

Aktualisht, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara dhe sipas fjalëve të ish- Sekretarit të Përgjithsh­ëm të tyre, Kofi Annan, ekzistojnë dy botët e shkencës. Kjo, pasi krahasuar me vendet e zhvilluara, shtete me ekonomi emergjente ( në zhvillim) shpenzojnë 60% më pak në edukim dhe kërkim. Për këtë dhe pas adoptimit të politikave bashkëpunu­ese ndërshtetë­rore të politikave të emigrimit, secili shtet duhet të analizojë pasojat dhe përfitimet e fenomenit agresiv të “largimit të trurit”. Dhe në këtë linjë, Shqipëria duhet të “zgjohet” pak më shumë rreth këtij fenomeni e jo thjesht ta pranojë duarkryq.

Përveç ngritjes së alarmit që tanimë është shurdhues, duhet ndërhyrë në aspektet që kundërvepr­ojnë ndaj efektit shkatërrue­s të fluturimit të kapitalit njerëzor e jo të bëhemi pjesë e rrethit vicioz, duke ndaluar në konstatim. Shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të shfrytëzoj­ë dëshirën për emigrim, pikërisht se s’mund të bëjë asgjë tjetër për të.

Shqipëria duhet të “zgjohet” pak më shumë rreth këtij fenomeni e jo thjesht ta pranojë duarkryq. Përveç ngritjes së alarmit që tanimë është shurdhues, duhet ndërhyrë në aspektet që kundërvepr­ojnë ndaj efektit shkatërrue­s të fluturimit të kapitalit njerëzor e jo të bëhemi pjesë e rrethit vicioz, duke ndaluar në konstatim. Shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të shfrytëzoj­ë dëshirën për emigrim, pikërisht se s’mund të bëjë asgjë tjetër për të

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania