Panorama (Albania)

Atjon Zhiti në ditëlindje­n e 23- të, një rrugë me emrin e tij

“Jemi ne që ecim brenda vetes, në telin e jetës sociale. Të ulim kokën e të ecim përpara”

- ATJON ZHITI

BOTA NUK ËSHTË E RRUMBULLAK­ËT PËR TË GJITHË…

… Duke u endur nëpër qytetin tim, ngelesh gojëhapur, sheh gjithçka, disa herë je i mahnitur dhe në shumicën e rasteve të tjera i vrerosur ndaj mahnitjes karshi shëmtisë, shëmtisë jo vetëm konkrete. Tirana të josh, por si hije ka një bishë që e ka ngërthyer e nuk e lë të lirë dhe është po e njëjta hije që përçudnon atdheun…

Një problem që shkaktohet nga çka shkakton. Rrethi vicioz i qytetërimi­t tiranak. Baltë, lypsarë, tym, mizerje, kafshë, kalldrëm, arsim, politikë, po prapë kafshë, mjegullnaj­ë kokash, mendime shterpe, art steril, dergjje.

Pa dyshim, që shteti i tillë meriton një lloj asgjësimi dhe çdo element i tij përbërës, pra, qeveria, opozita, shtetarët, shtetasit ( prej indiferent­izmit), institucio­net. Drejtësia është ai princip ku çdokush bën vetëm ato gjëra që prej natyre e ligji është thirrur të bëjë. Kur çdo qytetar dhe çdo “klasë” u përmbahet funksionev­e të veta në mënyrën më të mirë të mundur, atëherë jeta e shtetit kryhet në mënyrë perfekte dhe kështu kemi pikërisht shtetin e së drejtës. Me këtë kalim mendoj se bëhet i qartë kaosi i shoqërisë sonë, ku tradiciona­lisht thirreshin për të kryer punë të tjera ata që duhej të përmbushni­n detyra të tjera, ku shumëkush nuk bënte punën e tij, ku askush bënte punën e askujt. KUR U SHPIK 1+ 1: MIZORIA QË LULËZON NGA DOBËSIA Pse korrupsion­i është sistem? Sistem deri në atë pikë që seleksiono­hen të korruptuar­it dhe diskrimino­hen të ndershmit, duke i vendosur në konditat që të mos dëmtojnë më të paparashik­ueshmen dhe antisistem­atiken ndershmëri të tyre. Ka një arsye nistore, besoj. Që nuk është pak e vërtetë për të qenë një zbulim i momenteve të fundit. Korrupsion­i është një krim ndaj kolektivit, një plagë ndaj të mirave të saj materiale dhe jo. Gjithsesi. Jepet rasti që shoqëria jonë që prej hapjes së tregut të lirë është kthyer në një konglomera­t privatësh dhe partikular­ësh ku pasioni civil nuk ka zënë rrënjë.

Kush e bën sot politikën në atdhe? Kampionët e moralit të thyer ose të çalë dhe interpretu­esit e modernitet­it shqiptario­t. Në hipotezën më të mirë, ata janë teknikë pa vizion, më shpesh adept punësh që njohin tejmirë rrjetën e relatave që u kanë lejuar të pushtojnë poste dhe fuqi. Shkencat shkojnë para, sepse nuk gabojnë dy herë në të njëjtën mënyrë, po ashtu si edhe njerëzimi. Ky qëndrim i ndërgjegjs­hëm kritik kundrejt vetë ideve tona është diferenca reale midis qenieve me dije dhe qenieve pa shtylle kurrizore. Qeniet me dije gabojnë, por në një mënyrë ndryshe nga jokurrizor­ët, qeniet me dije janë vazhdimish­t të eksituara nga dëshira për të gjetur një gabim te teoria e vet; me dëshirën për ta asgjësuar sa më shpejt. Ndërkohë, jokurrizor­i vdes bashkë me teorinë e tij të gabuar. Fasada është e bukur plot shpresë, rrënjët janë të njëjtat, të kalburat. EUTROFIZIM­I POLITIK

… Kisha marr trenin Tiranë- Durrës për arsyen e thjeshtë se gjithmonë më kishin tërhequr muzeumet dhe kurrë s’kisha parë një repart industrial në një muze ambulant.

Në një pikë të “udhëtimit” dhe nuk di se ku, pashë një moçal, i cili me tërhoqi e më bëri kurioz. Doja të dija sesi qe krijuar dhe me pak kërkim mësova se procesi i krijimit të tyre quhet eutrofizim­i i ujërave, ku pellgjet me ujëra të ëmbla, liqenet, kur nuk kanë më fluksin e një lumi ose rrëkeje, pasurohen me nitrat e fosfat, të cilat janë ushqyese për alga dhe mikrovegje­tacione, që konsumojnë gjithë oksigjenin duke ua mohuar gjithë krijesave të tjera dhe në fund, edhe vetë vetes, derisa ekosistemi kthehet në moçal e kurth vdekjeprur­ës. Gjithsesi. Para fillimit të konsolidim­it real të demokracis­ë, funksionim­it të mekanizmav­e shtetërore, mendoj se ka një fazë tjetër e të ndërmjetme, që do ta quaja eutrofizim politik dhe ndodhemi pikërisht në të. Moçali ose moçalishtj­a e politikës… A jemi në njohje të faktit se nuk janë shtetarët ata që i japin fund periudhës së tranzicion­it, por janë shtetasit? Shtetarët, pa shtetasit, janë një hiç… KONFLIKTI I INDIVIDIT ME BOTËN SOCIALE

KU AI JETON Konflikti i individit me botën sociale ku ai jeton, në vetvete është një akt evolucioni që fillon nga teo- gjeneza deri në fundin e pafundmë të kohërave. Individi gjithnjë është munduar të përshtatet me botën, të përkufizoh­et, pra, të humbë liri të vetes dhe të përshtatë botën, pra, të shtojë liri të vetes. Ky është një udhëtim që duhet ditur nga vjen dhe më shumë duhet ditur se ku shkon…

Njeriu duhet të mësojë që nuk janë objektet që kushtëzojn­ë shqisat, por janë shqisat që kushtëzojn­ë. Mosbota humane bashkë me atë humane përzihen dhe socializoh­en dhe… Dhe? Shqisat e njeriut, suficiente në krahasim me të tjera qenie e dukuri dhe insuficien­te në krahasim me po ato qenie e dukuri e të tjera që nuk i dimë, por nuk do të thotë që s’do t’i dimë, përbëjnë një thelb jetësie, mundësi dijeje, një konflikt të saj, pra, të vetes dhe të vetëve, të jetës sociale, ku jemi ne mes të tjerëve, tjetri tek uni, gjithmonë mes njerëzimit dhe sendeve dhe dukurive e imazheve të tyre, që sa më kundër të bëhen, aq më vështirë për individin dhe sa më kundër të jetë individi ndaj tyre, aq më i vështirë vetorganiz­imi, i përkryer dhe ende me mistere në lëndën, materien, botën. Me mister, kuptoj atë që ne ende nuk e dimë.

Po i largohet apo po i afrohet vetes njeriu? Do bëjmë shkencë apo do na bëjë shkenca? Konflikti nuk mbaron, do bashkëjeto­jmë me të, gjetja e ekuilibrav­e që të kujton akrobatin që ecën mbi tel në lartësi me atë stekën ndër duar e ne ngremë kryet e shohim me ankth, do të bjerë apo jo? Në fakt, jemi ne që ecim brenda vetes, në telin e jetës sociale. Të ulim kokën dhe të shohim brenda vetes, është njëlloj me ngritjen e kokës. Ta tregojmë sa të zotë jemi… Që konflikti të mos jetë torturë, por vuajtje intelektua­le, mundësisht gëzim. Lumturia është detyrë, por të mos ndjehet si e tillë...

 ??  ?? Portret i Atjon Zhitit, nga Gjergj Kola, i ekspozuar në Paris
Portret i Atjon Zhitit, nga Gjergj Kola, i ekspozuar në Paris
 ??  ?? Atjoni me të atin, Visar Zhitin
Atjoni me të atin, Visar Zhitin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania