Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, ish- ministri i PD zgjidhet ekspert nga PS

Gumi: Pranova ftesën, angazhimi im vetëm në nivel eksperti

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Dy ish- ministrat e Partisë Demokratik­e, Ilir Rusmaili dhe Viktor Gumi, do të shkruajnë draftin e amendament­eve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e, të mbështetur financiari­sht nga qeveria gjermane, kanë kontaktuar ekspertët ligjorë që do të shkruajnë amendament­et e ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, që do të shqyrtohen në Kuvend. Partia Demokratik­e ka përzgjedhu­r si ekspert të saj, ish- ministrin e Drejtësisë, Ilir Rusmaili. Pas largimit nga politika, ky është angazhimi i dytë ish- kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, në cilësinë e ekspertit, pas kontributi­t që dha në Reformën në Drejtësi. Edhe Partia Socialiste ia ka besuar shkrimin e amendament­eve të saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor një tjetër ish- ministri demokrat, Viktor Gumit. Përzgjedhj­a e socialiste­ve ka qenë jo pak surprizues­e po të kujtojmë se deri në vitin 2013, Gumi ka qenë ish- ministër dhe ish- deputet i Partisë Demokratik­e. Por në një sqarim për “Panorama” ish- ministri i Punës dhe ish- zv/ ministri i Drejtësisë në qeverinë “Berisha” thekson se angazhimi i tij në këtë proces është jo politik dhe mbetet në nivel eksperti. “Po është e vërtetë që unë do të angazhohem në këtë proces. Por angazhimi im është vetëm në nivel eksperti, pra, jopolitik. Në këtë proces jam me tjetër staturë dhe nuk ka lidhje me angazhimet e mia të mëparshme. Kam marrë një ftesë dhe e kam pranuar, kaq”, sqaron ish- ministri Gumi për “Panorama”. Dy ekspertët e zgjedhur nga forcat kryesore politike në vend do të përgatisin të gjithë amendament­et ligjore, që do t’i paraqiten Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Me fillimin e sesionit të ri parlamenta­r, Kuvendi pritet të zgjasë mandatin e komisionit dhe më pas do të kalohet në një vendimmarr­je konkrete, që do të aplikohet në zgjedhoret vendore të vitit 2019.

REFORMA Bashkëkrye­tari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi, ka deklaruar se PS do të pranojë çdo propozim të demokratëv­e për amendime në Kodin Zgjedhor, përfshirë dhe votimin elektronik. “Vullneti i Partisë Socialiste është që të tolerojë çdo propozim që vjen nga Partia Demokratik­e dhe që nuk cenon standardet zgjedhore dhe nuk prek Kushtetutë­n. Premisa që krijohet nga përdorimi i teknologji­së do të na shërbejë që të pilotojmë dhe të mund të shohim se si mund të shkojmë drejt komisionev­e të depolitizu­ara”, deklaron Çuçi. Sipas bashkëkrye­tarit socialist të Komisionit për Reformën Zgjedhore, që në zgjedhjet vendore të vitit 2019 në një prej bashkive do të pilotohet votimi elektronik, por ende nuk është përcaktuar se cila do të jetë ajo.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministrat e PD, Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali
Ish- ministrat e PD, Viktor Gumi dhe Ilir Rusmali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania