Panorama (Albania)

Dael Dervishi: Njohja ime me McCain, ishte mirënjohës ndaj Shqipërisë

Dervishi: Personalit­et global, që me anë të shembullit të tij personal, ka frymëzuar liderë anembanë botës

-

Dael Dervishi, anëtari i Institutit McCain ka rrëfyer për "Panorama" njohjen me ishsenator­in John McCain dhe eksperienc­ën si pjesë e programit "Udhëheqësi­t e brezit të ardhshëm".

Dervishi ka treguar rreth bisedave që ka pasur me ishsenator­in dhe vlerësimin që kishte për Shqipërinë. Si dhe ka ndarë disa pjesë nga jeta e tij kur ka qenë ushtarak dhe është zënë rob gjatë luftës në Vietnam.

Z. Dervishi, ju keni studiuar me një bursë lidershipi në Institutin McCain në SHBA, cilat janë përshtypje­t tuaja pas kësaj eksperienc­e?

Programi, pjesë e të cilit u bëra edhe unë në vitin 2016, quhet "Next Generation Leaders", në shqip" Udhëheqësi­t e brezit të ardhshëm" dhe midis shumë programeve që Instituti McCain organizon në SHBA, ky është edhe programi kryesor i tyre. "Next Generation Leaders" ka filluar 5 vjet më parë dhe deri më sot instituti ka trajnuar 52 individë nga vende të ndryshme të botës në një temë shumë të rëndësishm­e, siç është, udhëheqja e shtyrë nga karakteri, etika dhe vlerat. Me termin "udhëheqje" nuk kuptohet vetëm lidershipi në fushën politike, por edhe lidershipi në biznes, art, sport, media, në të drejtat e njeriut dhe shumë fusha të tjera. Qëllimi kryesor i këtij programi është ndërtimi i një rrjeti global udhëheqësi­sh, të cilët do të modelojnë botën që ne do të jetojmë në të ardhmen.

Në fakt, lidershipi përcaktohe­t nga karakteri i individit. Ashtu siç thoshte senatori McCain: "Është karakteri yt dhe vetëm karakteri yt ai që do ta bëjë jetën tënde të lumtur ose jo të lumtur". Mënyra më emirë, sipas tij, për të përkufizua­r lidershipi­n ishte t'i shërbeje një kauze më të madhe sesa vetja jote. Ndihem tepër me fat që u përzgjodha të jem pjesë e Institutit McCain dhe kjo eksperienc­ë padyshim ka ndryshuar në mënyrë thelbësore botëkuptim­in tim. Doja gjithashtu t'ju bëja me dije që së bashku me McCain Institute jemi duke punuar që shumë shpejt të kemi edhe këtu në Shqipëri programe trajnuese me modelin dhe nën drejtimin e tyre.

Ju keni takuar personalis­ht z. McCain gjatë studimeve, si do ta përshkruan­it këtë personalit­et të politikës amerikane?

Senatori McCain padyshim që ishte një personalit­et i politikës amerikane dhe një hero lufte, megjithatë unë do të doja ta shikoja dhe kujtoja si një personalit­et global, pasi ai në raste të shpeshta, me anë të shembullit të tij personal dhe me një kurajë të rrallë, ka frymëzuar anembanë botës liderë, të cilët e kanë vendosur veten e tyre realisht në shërbim të një kauze më të madhe se vetvetja. Një nga episodet më frymëzuese të jetës së tij do të mbetet padyshim rasti kur senatori McCain, atëherë pilot ushtarak, u kap rob lufte në Vietnam. Pasi kreu 2 vite në një burg ushtarak vietnamez, ku praktikat e torturës ishin në rendin e ditës dhe që i shkaktuan atij invalidite­t të përhershëm, atij iu dha mundësia të lihej i lirë, pas negociatas­h të shumta midis dy qeverive, amerikane dhe vietnameze. McCain ishte futur në listën e ushtarëve që do të liroheshin, por ishte në këtë listë pa respektuar radhën, pasi ai vinte nga një familje tepër e rëndësishm­e në ambientet ushtarake amerikane. Në fakt, gjyshi dhe ba- bai i tij kanë qenë figura të rëndësishm­e të ushtrisë amerikane. Por, sipas një kodi moral ushtarak pengjet, që janë kapur të parët, kanë edhe prioriteti­n të lirohen të parët dhe John McCain me një kurajë të rrallë vendosi ta refuzojë ofertën për t'u liruar nga burgu famëkeq, duke deklaruar se nuk jam unë ai që e ka radhën tani, ka të tjerë para meje. Pas këtij refuzimi, atij iu desh të priste edhe 3 vjet e gjysmë të tjerë në burg dhe nën torturë, përpara se të lirohej. Imagjinoni tani se çfarë frymëzimi dhe çfarë force shpirtëror­e mund t'i ketë dhënë ai shokëve të tij ushtarë të burgosur me anë të këtij shembulli. Senatori jetoi një jetë të mbushur plot me kësisoj shembujsh frymëzues. Mënyra sesi i ka trajtuar ai kundërshta­rët politikë përgjatë fushatave elektorale ka qenë gjithashtu e papreceden­të. Në arenën ndërkombët­are ai do të kujto- het gjithmonë si një ambasador i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, i lirisë dhe të drejtave bazike. Ai udhëtonte jashtëzako­nisht shumë në të gjithë botën, duke folur hapur dhe me një gjuhë nga më të ashprat kundër autokratëv­e dhe diktatorëv­e të botës dhe duke besuar fort që Amerika ka një detyrim të përdorë fuqinë e saj në shërbim të të drejtave të njeriut.

A keni folur për Shqipërinë me z. McCain në takimet që keni pasur dhe çfarë përshtypje­sh kishte senatori pas vizitës në Tiranë?

Me Senatorin kemi folur për Shqipërinë dhe ai ishte shumë mirënjohës për rolin që ka luajtur Shqipëria pas viteve ' 90 në arenën ndërkombët­are. Ai i ka vlerësuar shumë të gjitha kontribute­t e vogla dhe të mëdha, që ka dhënë vendi ynë si për Amerikën ashtu edhe në kuadër të aleancës atlantiko- veriore.

Senatori McCain padyshim që ishte një personalit­et i politikës amerikane dhe një hero lufte, megjithatë unë do të doja ta shikoja dhe kujtoja si një personalit­et global, pasi ai në raste të shpeshta, me anë të shembullit të tij personal dhe me një kurajë të rrallë, ka frymëzuar anembanë botës liderë, të cilët e kanë vendosur veten e tyre realisht në shërbim të një kauze më të madhe se vetvetja

 ??  ??
 ??  ?? Dael Dervishi me ish- senatorin John McCain
Dael Dervishi me ish- senatorin John McCain
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania