Panorama (Albania)

Biba: I shqetësuar familjaris­ht nga përgojimi masiv

“Strasburgu s’reagoi kur Bianku raportoi për ndikim të papërshtat­shëm”

-

Nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba, është i bindur se në bisedën që ka zhvilluar me gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, disa vite më parë, nuk e ka shantazhua­r atë dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale. Në një sqarim publik në lidhje me audio- përgjimin e publikuar në media dhe për të cilin Prokuroria ka nisur një hetim, Biba kërkon nga opozita të shpjegojë se cilat janë veprat penale që ka kryer në atë takim me gjyqtarin e Strasburgu­t. Sipas nënkryetar­it të KQZ- së, kreu i PDsë, Lulzim Basha, për shkak edhe të profesioni­t të juristit, duhet të jetë në dijeni se biseda nuk kishte lidhje me marrjen e një vendimi, por thjesht me shtyrjen e tij. “Jam personalis­ht dhe familjaris­ht i shqetësuar për këtë përgojim masiv që po i bëhet emrit tim. Edhe pse në këtë vend kemi parë e dëgjuar aq shumë përgojime në tërë këto vite, sa jemi mësuar me të keqen, kur të bie në kurriz qenka vërtet e rëndë. Dëgjo- va z. Basha dhe z. Bardhi, të dy juristë në profesion, dhe jam realisht i habitur për mënyrën sesi e kuptojnë ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykatës së Strasburgu­t”, shprehet nënkryetar­i i KQZ. Biba sqaron çështjet që ka diskutuar në atë bisedë me Ledi Biankun dhe pyet opozitën në lidhje me ligjshmëri­në e kërkesës që ka pasur për gjykatësin e Strasburgu­t. “Çfarë premtimi apo sigurimi ( në kuptim të nenit 245/ 1 të KP) kishte në dore te me jepte Ledi Bianku, që unë të merrja mun- dimin ta influencoj­a? A e dini që biseda nuk kishte lidhje me marrjen e një vendimi gjyqësor, por me një vendim tashmë të marrë nga Gjykata; thjesht kërkohej shtyrja e afatit të ekzekutimi­t të tij? A e dini që shteti shqiptar e kishte marrë edhe më herët një shtyrje prej 18 muajsh në lidhje me ekzekutimi­n e detyrimit ndaj ish- pronarëve dhe se ‘ moratorium­e’ të ngjashme shtetet palë të Konventës kanë të drejtë legjitime t’i kërkojnë kur të duan e sa herë të duan”, pyet Biba përfaqësue­sit e opozitës. Nënkryetar­i i KQZ sqaron se biseda mes tij dhe mikut të tij, Ledi Bianku, është zhvilluar në vitin 2014 dhe konfirmon se gjyqtari shqiptar e ka cilësuar kërkesën e përcjellë prej tij të papërshtat­shme dhe ka paraqitur një kërkesë për të. “A e dini që kjo tipologji kërkesë s’ka të bëjë fare me vendimmarr­jen tradiciona­le gjyqësore të GJEDNJ në lidhje me ankimet ndaj shteteve palë, por është një kërkesë e pastër politike dhe produkt i një vendimmarr­je politike, në varësi të situatës politiko- ekonomike e sociale që kalon shteti përkatës? Sepse ‘ ndikimi i paligjshëm’ synon të përfitojë përmes premtimit diçka që përndryshe, në respekt të fakteve, ligji e ndalon. Çfarë paligjshmë­rie është të diskutosh, t’i marrësh mendim, apo qoftë edhe të përpiqesh të bindësh cilindo, qofte ky edhe një gjyqtar i Gjykatës së Strasburgu­t, për të siguruar një shtyrje afati derisa situata në vend të rregullohe­t përmes një ligji të shtetit tënd?! A mund të më tregoni nenin dhe ligjin që kam shkelur? Si ka mundësi që nuk reagoi Gjykata e Strasburgu­t, pasi u vu në dijeni nga z. Bianku, se ndaj tij ishte ushtruar një ndikim i papërshtat­shëm? Çfarë konkretish­t ka ndodhur mes vitit 2014, kur unë e kam bërë atë bisedë në kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri më sot?”, kërkon të dijë Biba.

 ??  ?? Nënkryetar­i KQZ, Denar Biba
Nënkryetar­i KQZ, Denar Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania