Panorama (Albania)

“Shantazhi ndaj gjyqtarit”, Prokuroria e Tiranës regjistron veprën penale

Prokuroria kërkon materialin e plotë të bisedës së përgjuar mes Denar Bidës dhe Ledi Biankut, shkresë portalit që e publikoi

- ETLEVA DELIA

Prej dy ditësh, Prokuroria e Tiranës kishte nisur verifikime­t pas shfaqjes në media të një audio- përgjimi, ku dëgjohet nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba, duke folur në telefon me anëtarin e Gjyqtarit të Strasburgu­t, Ledi Bianku.

Ndërsa dje, Prokuroria ka regjistrua­r zyrtarisht veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Pasi kjo bisedë u bë publike, pati edhe një reagim nga Denar Biba, i cili pranoi se ka folur në telefon, por sipas tij biseda ishte e pjesshme. Burime nga organi i akuzës konfirmuan dje se për të sqaruar të gjitha dyshimet, Prokuroria e Tiranës ka regjistrua­r veprën penale dhe do të nisë verifikimi­n e audiopërgj­imit. Pas kryerjes së verifikime­ve paraprake, administri­mit të materialit audio apo qartësimit të mënyrës së përfitimit të saj, prokurorët do të vlerësojnë nëse ka apo jo vend për nisjen e një procedimi penal. Të njëjtat burime thanë se Prokuroria i ka nisur një shkresë portalit që publikoi bisedën, duke kërkuar vënien në dispozicio­n të materialit të plotë.

VERIFIKIMI Pasi të kenë marrë materialin e plotë në cilësinë e provës, prokurorët do të kërkojnë që audio t’i nënshtrohe­t një ekspertimi për të saktësuar nëse është origjinal apo ka pasur ndërhyrje. Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria do të vendosë nëse do t’i thërrasë për t’i marrë në pyetje dy personat që dëgjohen në audio- përgjim, Denar Bibën dhe Ledi Biankun, apo edhe emrat e personave që përmenden në bisedën mes tyre. Burimet thanë se nëse nga verifikimi prokurorët do të arrijnë në përfundimi­n se është kryer vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, apo ndonjë vepër tjetër penale, atëherë do të nisë një hetim i plotë penal. Ndërsa paraprakis­ht, hetuesit janë ende në fazën e verifikime­ve. Prej dy ditësh, Partia Demokratik­e i ka kërkuar Prokuroris­ë që të hetojë edhe për korrupsion Denar Bibën dhe sekretarin e Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë, Ëngjëll Agaçin, për shantazh ndaj gjyqtarit Ledi Bianku. Sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha, Biba e ka shantazhua­r gjyqtarin, duke i kërkuar që të mbështesë qeverinë në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Strasburgu­t për të shtyrë ekzekutimi­n e vendimeve të kësaj Gjykate, të çështjeve të kthimit dhe kompensimi­t të pronave, derisa të miratohet ligji tjetër.

 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania