Panorama (Albania)

Gjykata e Strasburgu­t pranon ndërhyrjen e Bibës

“Bianku i tregoi personit se një qasje e tillë ishte e papërshtat­shme”

-

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka konfirmuar dje për BIRN, se qeveria shqiptare ishte përpjekur në vitin 2014 të ndikonte përmes “qasjeve të papërshtat­shme” që të shtynte shqyrtimin e çështjeve të pronësisë. Këto çështje, sipas qeverisë shqiptare, kërcënonin falimentim­in e shtetit shqiptar pasi faturat e kompensimi­t kapnin shifra shumë të larta. Një zëdhënës i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut i tha BIRN se të dyja lëvizjet e qeverisë shqiptare u përballën me “refuzimin e plotë”, si nga gjyqtari Ledi Bianku, ashtu edhe nga autoritete­t më të larta të Gjykatës së Strasburgu­t, të cilët u takuan asokohe me një delegacion zyrtar shqiptar. “Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë ( zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar i Shqipërisë, duke i kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve që lidhen me kthimin e pronave. Gjyqtari Bianku i tregoi këtij personi se një qasje e tillë ishte e papërshtat­shme dhe informoi menjëherë Presidenti­n në atë kohë të Gjykatës, Dean Spealmann”, tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgu­t, në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të BIRN. Ai shtoi se për rastin në fjalë ishte njoftuar edhe presidenti aktual i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi, sapo ky i fundit kishte marrë detyrën. Përmes këtij reagimi, Gjykata e Strasburgu­t konfirmon takimin mes Denar Bibës, asokohe kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik dhe sot nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqtarit Ledi Bianku dhe i referohet atij si “qasje e papërshtat­shme”. Një audiopërgj­im i pjesshëm i bisedës ku dëgjohet vetëm Biba u publikua të martën nga Exit. al, ku ky i fundit dëgjohet t’i përcjellë gjyqtarit Bianku një mesazh nga sekretari i Përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, Ëngjëll Agaçi, që “t’u gjendet në këtë histori [ shtyrjen e çështjeve]”. Në audio- përgjim, Biba dëgjohet gjithashtu të thotë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”. Zëvendëskr­yetari i KQZ- së, Denar Biba, e prezanton ngjarjen si një takim me njërin prej miqve të tij më të mirë, ndërsa refuzon në mënyrë kategorike që të ketë ushtruar shantazh ndaj Biankut apo që t’i jetë bërë e ditur prej këtij të fundit se “ishte një kontakt i papërshtat­shëm”. “Në Strasburg kam takuar Ledi Biankun, është një nga miqtë e mi më të mirë, e kam pasur si guru në jetë. I kam treguar qëllimin e vizitës, i kam thënë që jemi këtu për të kërkuar shtyrjen”, tha Biba në një bisedë telefonike për BIRN. Gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg, Ledi Bianku, refuzoi të bënte komente mbi ngjarjen. Edhe zyra e shtypit e Kryeminist­rit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania