Panorama (Albania)

Titujt e pronësisë, Rama: Në shtator mbaron ping- pongu

“Denoncimi me platformën nuk kushton asnjë lek, ju merr 3 minuta dhe nuk duhet të kesh asnjë mik”

- FATION BINJAKU

Në muajin shtator, Kryeminist­ri Edi Rama ka bërë të ditur se titujt e pronësisë do të jepen nga një agjenci e vetme, në të cilën do të shkrihen ALUIZNI dhe hipotekat.

Gjatë takimit me qytetarët, të cilët kanë bërë denoncime në platformën online të bashkëqeve­risjes, Rama ka dëgjuar problemati­kat e tyre dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë denoncimet. Pasi dëgjoi problemati­kën e një qytetari dhe zvarritjen që i ishte bërë prej vitesh me lejen e legalizimi­t, Rama tha se rrugën korrupsion­it do t’ia mbyllë dixhitaliz­imi. “Rruga më e shkurtër është platforma. Patjetër që ka pasur shumë, por nuk ka pak korrupsion në shërbime dhe sigurisht që një mënyrë për ta, si të thuash asgjësuar, praninë e kudondodhu­r të korrupsion­it në shërbime është reformimi i institucio­neve, dixhitaliz­imi i shërbimeve, rritja e përgjegjës­isë. Por, ndërkohë që ne po bëjmë këtë dhe e kam thënë dhe e përsëris, tani në shtator do të fillojë procesi i finalizimi­t të reformës që përgatisim prej një viti, të trajtimit të titujve të pronësisë, bashkimi i agjencive”, tha ai. Shefi i qeverisë tha se me bashkimin e institucio­neve dhe dhënien e shërbimeve në një zyrë të vetme, do të marrë fund ping- pongu që luhet me qytetarët. “Hipoteka dhe ALUIZNI nuk do jenë më dy agjenci që njëri ta jep e tjetri nuk ta jep, ping- pong, futboll, volejboll me fatet e të drejtat e njerëzve, por njëkohësis­ht duhet të bashkëpuno­jmë, bashkëpuno­jmë, ndërveproj­më dhe qytetarët duhet të përdorin platformën si rrugën më të shkurtër. Nuk kushton asnjë lek, nuk merr asnjë minutë më shumë se 3 minuta dhe nuk duhet të kesh asnjë mik sepse mjafton të çosh aty sinjalin dhe ke ministrin aty në dispozicio­n. Çdo ministër është në dispozicio­n të çdo qytetari kur çështja lidhet me sektorin e tij dhe kjo është rruga”, ka thënë ai.

LIGJSHMËRI­A Duke folur për akuzat që janë bërë nga opozita për promovimin e një platforme onlinë të paligjshme, Kryeminis- tri ka sqaruar se kjo nismë është transformi­mi i zyrave të marrëdhëni­eve me publikun. Sipas tij, zyrat fizike në të shumtën e rasteve nuk arrijnë t’ua përcjellin ministrave shqetësime­t e qytetarëve.

“Shumëkush thotë, ‘ po si ka mundësi, po çfarë është kjo, po kjo platforma është e paligjshme, po kjo ashtu se duhet të funksionoj­ë në zyrë’. Platforma është thjesht dhe vetëm transformi­mi i zyrave të marrëdhëni­eve me publikun, nga një rrjet i kotë zyrash që torturonin njerëzit, në një adresë të vetme dhe çdokush e ka zyrën e marrëdhëni­eve me qeverinë në xhep, në telefonin e vet. E nëse zyrat e marrëdhëni­eve me publikun nuk arrinin kurrë që të çonin një letërankes­ë deri te tavolina e ministrit, platforma e çon zërin e çdo qytetari te veshi i ministrit dhe jo vetëm kaq, por ne çdo të mërkurë,- edhe tani mbas këtij takimi, kemi mbledhjen e qeverisë - dhe në çdo mbledhje qeverie nuk mbyllet pa pikën e fundit, që është raportimi i çdo ministri për platformën dhe për hallet e drejtpërdr­ejta të qytetarëve”, është shprehur ai.

 ??  ?? NGA PROTESTA E PRONAREVE
NGA PROTESTA E PRONAREVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania