Panorama (Albania)

NOKA: RAMA 1.8 MILIONË EURO TENDERA PAPULIT. FUGA: BUDALLALLË­K, S'IA VLEN PËRGJIGJJA

-

Opozita ka denoncuar sërish tenderat e qeverisë “Rama” ndaj bizneseve që janë afër maxhorancë­s. Në emër të PDsë, nënkryetar­i i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, akuzoi dje Kryeminist­rin Rama se i ka dhënë baxhanakut të tij 41 tendera me vlerë 15.6 milionë dollarë. “PD denoncoi një ditë më parë provën e dokumentua­r, se si qeveria e Edi Ramës i ka dhënë baxhanakut të tij, Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milionë euro. Ky nuk është rasti i fundit”, tha ai. Por, po dje, Noka ka denoncuar një tjetër rast të favorizimi­t që, sipas tij, u bën qeveria kompanive të miqve të Kryeminist­rit. “Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e radhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt ‘ qira operaciona­le automjetes­h nga Policia e Shtetit, 1.8 milionë euro’”, tha dje Noka. Sipas tij, marrja me qira e makinave kushton më shumë sesa blerja e tyre. “Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të Kryeminist­rit, Agron Papuli, që prej ditës që qeveris Edi Rama. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se nga buxheti i shtetit, për mikun e Kryeminist­rit Agron Papuli, janë dhënë 17.3 milionë euro”, tha dje Noka. Për këto akuza ka reaguar dje dhe drejtori i Komunikimi­t i Kryeminist­rit, i cili i ka quajtur budallallë­qe akuzat e opozitës. “Dje, njeri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në eter shifra shumëmilio­nëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjes­h për çdo budallallë­k! Kryeminist­ri dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen te njerëzit e te puna në shërbim te tyre”, tha dje Endri Fuga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania