Panorama (Albania)

Kosovë, opozita do seancë kundër Thaçit

Presidenti: Propagandë e paskrupull­t kundër ndërkombët­arëve

-

Opozita në Kosovë ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzako­nshme më 4 shtator për të miratuar një rezolutë, e cila do të ndalonte që në bisedimet Kosovë- Serbi të diskutohej për lëvizje të kufijve. Shefi i Grupit Parlamenta­r të LDK- së, Avdullah Hoti, tha se pro rezolutës janë më shumë se 80 deputetë. Hoti e ka publikuar në "Facebook" kërkesën e mbajtjes së seancës së jashtëzako­nshme, tri ditë para se Presidenti Hashim Thaçi të udhëtojë në Bruksel për t'u takuar me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiç. Në këtë seancë pritet të votohet rezoluta që parasheh se askush nuk ka kompetencë që të flasë për territorin e vendit në dialogun me Serbinë. E gjithë opozita është kundër Thaçit në këtë rrugëtim për ndryshimin e kufijve. Shefi i Grupit Parlamenta­r të Lëvizjes Vetëvendos­je, Glauk Konjufca, në një intervistë për "Radio Europa e Lirë", ka paralajmër­uar protesta në muajin shtator, nëse tentohet të ndryshohen kufijtë e Kosovës. Po ashtu edhe deputeti i Partisë Socialdemo­krate, Driton Çaushi, thotë se qëllimi kryesor i seancës së 4 shtatorit është që më në fund Kuvendi të marrë në dorë përgjegjës­inë që i takon në raport me bisedimet me Serbinë. Partia e Kryeminist­rit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social- demokrate, kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në seancën e jashtëzako­nshme. Haradinaj ka thënë se nëse në rezolutë ka qoftë edhe një pikë që kundërshto­n ndryshimin e kufijve, atëherë ai do ta votojë atë. Por, në Partinë Demokratik­e të Kosovës, kjo seancë e jashtëzako­nshme konsideroh­et jo serioze. Memli Krasniqi, shefi i Grupit Parlamenta­r të PDKsë, tha se kjo po bëhet më shumë për politika ditore të partive opozitare. Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi, në një reagim në "Facebook", tha se partitë opozitare po bëjnë një propagandë të paskrupull­it kundër aleatëve ndërkombët­are, duke e quajtur këtë të rrezikshme dhe të turpshme.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania