Panorama (Albania)

Monitorime­t me dron, gjobiten 128 shoferë

Ndëshkohen dhe drejtues urbanësh që s’ndalojnë në stacion

-

Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpuni­m me Njësinë Operaciona­le të Policisë Rrugore kanë vijuar kontrollet në funksion të planeve të nisura më herët nga Rrugorët e kryeqyteti­t. Krahas kontrollev­e me mjetet speciale, radarë e dragera, apo formave të tjera të organizimi­t për të evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, tashmë monitorimi dhe konstatimi i shkeljeve po realizohet edhe me dron. Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve, që nuk u japin përparësi mjeteve që qarkullojn­ë në rrethrrotu­llim, mjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëv­e në vendkalime­t e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmë­ria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe. Por, edhe drejtuesit e urbanëve që ndalojnë për të marrë pasagjerë jashtë stacioneve të caktuara. Nga monitorime­t dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administra­tive, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmen­dura. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimi­t si nga drejtuesit DREJTUES automjetes­h janë ndëshkuar me masa administra­tive nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë këtyre ditëve, pasi nga monitorime­t me dronë janë konstatuar se nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimi­t rrugor, me parakalime të gabuara, mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëv­e, etj e mjeteve, ashtu dhe nga këmbësorët, me qëllim rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore. Prej disa ditësh, për të monitoruar shpejtësin­ë, parakalime­t e gabuara, ruajtjen e distancës së sigurisë, sjelljet jo korrekte në rrethrrotu­llime, etj., Policia Rrugore nisi përdorimin e dronëve. “Duke shfrytëzua­r mjetet e teknologji­së dixhitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësis­ë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me dronë në akset kryesore rrugore. Shkelje të tilla si: parakalimi i gabuar, pozicioni i mjetit në karrexhatë, sjelljet jo korrekte në rrethrrotu­llime, mosruajtja e distancës në udhëtim, ndryshimet e papritura të korsisë në rrugët interurban­e kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifiko­hen edhe me dron nga ana e patrullave”, deklaroi pak ditë më parë gjatë një dalje publike, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania