Panorama (Albania)

Plagosja e 30- vjeçarit në shtëpi, dyshime për çështje droge

-

Policia e Tiranës ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 30- vjeçarit Andi Spahiu, në shtëpinë e tij në Allias. Ndërsa ka arrestuar të dëmtuarin, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën disa doza heroinë. Ndonëse vetë i plagosuri nuk ka pranuar të japë shpjegime për oficerët e Policisë Gjyqësore, burimet thanë se ka dyshime që ai është qëlluar nga shtetasi i shpallur në kërkim, 28vjeçari me iniciale F. G., për çështje të shpërndarj­es së lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 02: 00, në rrugën "Tahsim Shehu", në zonën e Alliasit, në Tiranë. Ndërsa Policia është lajmëruar vetëm pasi i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. I plagosuri Andi Spahiu, sipas Policisë, jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa të afërmit e tij janë jashtë vendit. Burimet thonë se ai është qëlluar 4 herë me armë zjarri, në këmbë dhe në shpinë, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga fqinjët e familjes Spahiu, të cilët kanë telefonuar pasi kanë dëgjuar të shtënat. Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it nr. 4, të cilët kanë gjetur vetëm vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri ishte transportu­ar drejt spitalit. Më pas ka qenë edhe personeli i spitalit që ka vënë në dijeni Policinë për rastin, duke treguar se aty kishte mbërritur një 30- vjeçar i plagosur me armë zjarri. Pas ndërhyrjes kirurgjika­le, i plagosuri e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në spital për të marrë dëshminë e tij. Burimet thanë se i dëmtuari ka refuzuar të tregojë se kush ishte autor i ngjarjes, ndonëse është qëlluar brenda shtëpisë së tij. Ai ka deklaruar se nuk është grindur me askënd dhe nuk e ka parë se kush e ka qëlluar. Ndërsa dje, Policia lajmëroi zyrtarisht se ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar në ngjarjes. Sipas Policisë, pas një pune të mirorganiz­uar hetimore nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, është bërë identifiki­mi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", të autorit të dyshuar, shtetasit F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u arrestua për veprën penale të "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike" shtetasi i plagosur Andi Spahiu, 30 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit heroinë.

 ??  ?? Shtëpia ku ndodhi plagosja
Shtëpia ku ndodhi plagosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania