Panorama (Albania)

Kaloi vetingun, ankimohet vendimi për Antoneta Sevdarin

Komisioner­i Publik: Hetim jo i plotë për prokuroren e Tiranës

- ETLEVA DELIA

Komisioner­i Publik ka ankimuar vendimin e konfirmimi­t në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari, me arsyetimin se hetimi nuk ka qenë i plotë.

Prokurorja e Prokuroris­ë së Tiranës e kaloi me sukses shkallën e parë të vetingut, pasi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, më datë 18 korrik. Por Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë vendosi të apelojë verdiktin e KPK- së për prokuroren Sevdari, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetues­e. Në vlerësimin e Komisioner­it Publik, në rastin e prokurores Antoneta Sevdari, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësim­it nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it është bërë në interpreti­m të një hetimi të pamjaftues­hëm dhe të provave jo të plota, të administru­ara gjatë hetimit administra­tiv. Për këtë arsye, Institucio­ni i Komisioner­it Publik do të kërkojë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që të plotësojë hetimin e KPK- së për prokuroren e Tiranës. Antoteta Sevdari është njëkohësis­ht edhe kandidate për anëtare në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, ndërsa bëhet e teta pjesëtare e sistemit të drejtësisë, për të cilën Komisioner­i Publik e ankimon vendimin në KPA.

KOMISIONER­I PUBLIK

Në njoftimin e animimit të IKP, thuhet se Komisioner­i Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues­e, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, për subjektin e rivlerësim­it, Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorin­ë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. "Në vlerësimin e Komisioner­it Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administru­ara në përfundim të këtij hetimi administra­tiv janë të pamjaftues­hme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, referuar pikës 1 të nenit 59 të ligjit nr. 84/ 2016, ' Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë'. Bazuar në përmbajtje­n e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, Komisioner­i Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administra­tiv të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore", thuhet në njoftim.

KONFIRMIMI

Prokurorja pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Antoneta Sevdari, kandidate për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it në 18 korrik 2018. Trupa gjyqësore, e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktar­i dhe Roland Ilia, vendosi që Sevdari ta kalonte vetingun, pasi, sipas hetimeve të kryera nga KPK, prokurorja e Tiranës nuk kishte kryer fshehje pasurie, ishte e aftë profesiona­lisht dhe nuk ka pasur kontakte me njerëz të papërshtat­shëm, 3 shtylla këto mbi të cilat bazohet filtri i vetingut. Por duket se ka qenë mbyllja e një dosjeje, ajo që ka penalizuar Sevdarin, të paktën sipas Komisioner­it Publik. Bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, për pushimin e çështjes ndaj të pandehurit G. D., ish- kryetar komune, i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, për të cilin Sevdari nuk e ankimoi vendimin. Ndërsa në njoftimin e Komisioner­it Publik thuhet se hetimi për Sevdarin nuk ka qenë i plotë.

 ??  ?? Prokurorja Antoneta Sevdari
Prokurorja Antoneta Sevdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania