Panorama (Albania)

Gruaja e Agronit: Sido që të jetë, dua të di çfarë ka ndodhur

-

Bashkëshor­tja e Agron Mollajt, Merita, e çorientuar nga ajo që i a ka ndodhur, nuk di të japë një shpjegim për zhdukjen e 47- vjeçarit. E vetme me tre fëmijët, ajo u bën apel strukturav­e të Policisë që të zbulojnë çfarë ka ndodhur. Për ditën e zhdukjes, Merita Mollaj thotë se burri i saj, nga nxitimi për të takuar një person, nuk kishte marrë me vete as telefonin. Çfarë ka ndodhur me bashkëshor­tin tuaj? Ka qenë ora rreth 21: 30 e 23 gushtit dhe bashkëshor­tin e thirri një person nga dera e oborrit të shtëpisë. Ai doli dhe mendova se do kthehej. Që atë natë nuk është kthyer dhe nuk e dimë se ku ndodhet, as se çfarë i ka ndodhur. Ju tha se kë po takonte? Jo, nuk më tha se kë do të takonte. Personin që e thirri, e njohët nga zëri se kush mund të ketë qenë? Jo, nuk e kam njohur as nga zëri se kush ishte. Në momentin që doli bashkëshor­ti juaj, ju ku ishit? Unë kam qenë brenda në shtëpi sepse kisha vajzën të sëmurë dhe po qëndroja me atë, ndaj nuk dola që të shihja se kush mund të ishte.

Pasi ka dalë nga shtëpia, keni kontaktuar atë natë përmes telefonit të Agronit?

Jo, nuk kam kontaktuar, sepse telefonin e la në shtëpi pasi thjesht doli për të takuar atë personin. Agroni ka dalë me rroba shtëpie, ashtu siç ishte. Që atë natë s’keni pasur asnjë lloj kontakti me Agronin? Jo, jo. Nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti dhe nuk dimë asgjë. Përse mendoni se ka ndodhur kjo ngjarje? Nuk e kam asnjë ide se përse ka ndodhur dhe se çfarë ka ndodhur. Bashkëshor­ti im nuk kishte asnjë lloj problemi me askënd, as ndonjë shqetësim nuk më ka shfaqur kohët e fundit, ndaj për ne është e paimagjinu­eshme sesi kanë kaluar 6 ditë dhe s’kemi asnjë lloj informacio­ni apo kontakti. Keni shkuar në Polici dhe çfarë ju kanë thënë deri tani? Po, kam shkuar në Polici dhe kam treguar këtë që po ju them edhe juve. Deri më tani, Policia nuk na ka dhënë asnjë informacio­n se çfarë ka ndodhur apo se ku ndodhet Agroni. Ne po përjetojmë një tmerr sepse u bënë 6 ditë dhe s’dimë asgjë. Me çfarë merrej Agroni në jetën e përditshme? Si çdo njeri tjetër, punon me servisin e motorëve që kemi te shtëpia. Normalisht, edhe këtu ka rënë puna si ndokund tjetër.

Cili është apeli juaj për shtetin, por edhe për këdo që mund të ketë dijeni?

Unë i bëj një apel të fortë qeverisë, Kryeminist­rit, ministrit të Brendshëm, të Drejtësisë dhe çdo strukture tjetër shtetërore, që të bëjnë të mundur gjetjen e Agronit. Të paktën të dimë se çfarë ka ndodhur dhe se ku është Agroni. Sido që të jetë duam ta dimë. I bëj apel çdokujt që ka një informacio­n që të na tregojë. Shteti duhet që ta gjejë Agronin dhe të na thotë se çfarë ka ndodhur. Për ne është e pakuptuesh­me e gjitha kjo histori dhe po jetojmë ditë të vështira. Shpresoj që sa më shpejt të mësohet e vërteta dhe Agroni të kthehet në shtëpi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania