Panorama (Albania)

Vdekja e 56- vjeçarit, burg xhaxhait dhe nipave

Nevruz Fiqi u dhunua për mbledhjen e kanaçeve

- KORÇE/

Dyshohet se dhunuan për vdekje 56vjeçarin, lihen në burg xhaxhai bashkë me dy nipërit.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 45 ditë për Emiljano Nazifin, i dyshuar si autor i vdekjes së Nevruz Fiqit, 56 vjeç, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij të premten e kaluar. Përveç Nazifit, në burg janë lënë dhe Emiljano Nazif dhe Edison Nazif, të dy nga 30 vjeç. Këta tre persona dyshohet se më 23 gusht, në mbrëmje, kanë dhunuar për vdekje 56- vjeçarin Fiqi. Ky i fundit u gjet të nesërmen pa shenja jete në banesën e tij nga i vëllai. Pas hetimeve, Policia vuri në pranga xhaxhanë dhe dy nipërit e tij, pasi fqinjët deklaruan se kishin qenë pikërisht këta persona që ushtruan dhunë mbi 56- vjeçarin. Prokurori i çështjes kërkoi masën arrest me burg për tre të akuzuarit, pasi, sipas tij, viktima kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe se vdekja e tij ka ardhur pikërisht nga ky shkak. Në fund, Gjykata pranoi një kërkesë të tillë duke dhënë masën arrest me burg me afat 45 ditë, kohë e cila do të shërbejë për caktimin e shkakut të vdekjes së 56- vjeçarit. Ekspertiza mjeko- ligjore pritet DITË burg është masa e dhënë nga Gjykata e Korçës për tre të arrestuari­t që akuzohen për vdekjen e Nevruz Fiqit. Shkak për ngjarjen besohet të jetë bërë një konflikt për mbledhjen e kanaçeve dhe objekteve të tjera të ricikluesh­me. 56- vjeçari Fiqi mësohet se siguronte jetesën duke mbledhur kanaçe, pasi viktima jetonte i vetëm. të përcaktojn­ë se cili ka qenë shkaku i vdekjes së Nevruz Fiqit, i cili jetonte në qytetin e Korçës në një pallat 2- katësh i vetëm. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16: 00 të datës 23 gusht, ku tre të arrestuari­t, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushte e shkelma shtetasin 56- vjeçarin, i cili, si pasojë e kësaj dhune fizike, dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij. Policia nisi he- timet pasi në fytyrën e viktimës u konstatuan shenja dhune. 56- vjeçari fillimisht është konfliktua­r me Emiljano Nazifin, person ky me precedentë penalë. Burime nga Policia bënë të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë. Ndaj tre të arrestuarv­e, Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzën "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania