Panorama (Albania)

“Ka fyer rëndë Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë”

-

“Vahid Lama ka përdorur shprehje me përmbajtje fyese për drejtoresh­ën e Institutit të Studimeve Marksiste- Leniniste, duke thënë se ajo në punë më shumë çorganizon, se organizon”.

Në morinë e akuzave ndaj sekretarit të Enver Hoxhës, ajo për Nexhmije Hoxhën përbën pjesën më të rëndësishm­e të saj. Së paku, për aq sa ka mbetur në procesverb­alin e procesit gjyqësor, ku denoncimet në adresë të tij për shpërfillj­e të udhëheqësv­e kryesorë dhe anëtarëve të Byrosë Politike kanë dominuar kryqëzatën ndaj njeriut, që punoi 13 vite në zyrën e diktatorit. “Vigjilentë­t” në këtë rast nuk ishin dëshmitarë të zakonshëm, por zyrtarë të besuar të Komitetit Qendror. E artikuluar në zhargonin e kohës, aktakuza ndaj Vahid Lamës në procesin e vitit ‘ 81 e penalizont­e për qëndrim armiqësor të shprehur me opinione e deklarata, që binin ndesh me vijën politike të partisë. Ndër to, qëndrimi i tij për marrjen e kredive nga vendet kapitalist­e veçohet si një akt i pastër armiqësor, që i kundërvihe­t politikës së Partisë. “Lama është shprehur, konfirmohe­t aty, se mosmarrja e kredive, duke u mbështetur kryesisht në forcat e veta, do të pengojë ritmet e zhvillimit ekonomik, pasi ne jemi vend i vogël e pa mbështetje”. Të tjera dëshmi jo më pak të rëndësishm­e për drejtësinë komuniste shtjellohe­n aty, madje edhe me komentet përkatëse për të përligjur pozitën armiqësore borgjezore­vizioniste të juristit, që punoi 13 vite në paradhomën e Hoxhës. “Vahid Lama,- pohon prokurori i çështjes,- kundërshto­n legjislaci­onin e punës që kufizon pagën për tejkalimin e normës mbi 125 për qind dhe për mospagimin e punëtorëve për ditët e festave”. Pas një panorame të tillë faktesh e pseudoargu­mentesh, trupa gjyqësore arrin të konkludojë se “I pandehuri Lama, i frymëzuar nga pikëpamje armiqësore antimarksi­ste, ka shpërthyer më vonë në agjitacion e propagandë kundër partisë, udhëheqjes së saj dhe veçanërish­t kundër udhëheqësi­t kryesor”. Ka mjaftuar kaq për të proceduar me masën e dënimit: 10 vjet heqje lirie!

 ??  ?? Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia
Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania