Panorama (Albania)

Junajtid ultimatum Murinjos, patjetër fitore ndaj Bërnlejt

-

Kanë përfunduar bonuset për Zhoze Murinjon. Mançester Junajtid i ka vënë kusht fitoren në ndeshjen e ardhshme kundër Bërnlejt, në të kundërt do të shkarkohet. Ky është lajmi i bujshëm që raporton "Daily Mail" nga kampi i "Djajve". Situata nuk është aspak e qetë pas dy humbjeve radhazi kundër Brajtonit dhe Totenhemit. Por, drejtuesit nuk u nxituan për të marrë një vendim drastik. Në mbledhjen që është bërë, është vendosur që trajnerit portugez t'i jepet edhe një shans për të treguar që e ka grupin e lojtarëve me vete dhe mund ta rikthejë sërish Mançesteri­n te fitorja. Ditën e djeshme, ekipi ka filluar stërvitjen për duelin e së dielës në transfertë ndaj Bërnlejt. Trajneri është duke menduar ndryshimet në formacion për ta rikthyer sërish te fitorja, diçka që do të qetësonte disi tifozët dhe lojtarët e Junajtid. Por, pavarësish­t rebelimit të Murinjos në konferencë­n për shtyp, ku u kërkoi gazetarëve që të kishin më shumë respekt për të pasi kishte fituar 3 tituj në Angli, thuhet se në skuadër atmosfera nuk është kaq e tensionuar. Sigurisht që buzëqeshje­t kanë humbur dhe vihet re seriozitet­i për të mos dështuar në ndeshjen e radhës. Fitore, ose në të kundërt trajneri i ardhshëm do të jetë Zinedin

Zidan. Francezi po pret dështimin e Murinjos dhe është gati të nisë një aventurë të re në Mançester.

I mungon Faria- Zhoze Murinjo nuk është i qetë, mbi të gjitha sepse në krahun e tij të djathtë nuk ka njeriun e besuar. Rui Faria ishte "truri" i tij dhe personi që e ndalonte shpeshherë të bënte gjërat që nuk duhej. Me të kishte punuar që nga Porto në vitin 2004, por ai u largua vitin e kaluar në rrethana që nuk u zbuluan kurrë. Faria e ndihmonte shumë Murinjon për përgatitje­n e ndeshjeve dhe për analizimin e kundërshta­rëve, ndërsa tani "Special One" duhet të merret vetë me gjithçka. Karrik nuk e ka eksperienc­ën e duhur për të ndihmuar në anën taktike, pavarësish­t se është një njeri i fortë për të bërë lidhjen mes lojtarëve dhe stafit. Për herë të parë, Murinjos i duhet të punojë pa Rui Farian dhe sigurisht që kjo gjë i rëndon në anën psikologji­ke. A do t'ia dalë dot trajneri "special" të kalojë këtë moment të vështirë apo do të marrë një goditje? Të dielën ndaj Bërnlejt do të kuptohet shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania