Panorama (Albania)

Skema, FSHF cakton fatet në Kupën e Shqipërisë

Datat dhe përballjet, klubet me "laps në dorë" për kualifikim­in

- OLSI TUJANI

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur dje skemën e Kupës së Shqipërisë.

Nga sa është përcaktuar në Sektorin e Garave, dje është zbardhur skema që do të ndjekin skuadrat deri në fazën gjysmëfina­le të kompeticio­nit, nga ku do të nisë edhe shorti që paraprin finalen. Sërish institucio­ni i futbollit në vend është skematik dhe nuk bën asnjë ndryshim në këtë format, duke mos pasur asnjë interesim për ta forcuar atë dhe për ta bërë më tërheqës.

KUPA E SHQIPËRISË

Shumë prisnin që të kishte ndërhyrje në futbollin shqiptar, përtej Superiores. Mirëpo, siç nuk pati asgjë ndryshe për Kategorinë e Parë, me gjithë skandalet dhe skemën aspak të goditur të një sezoni më parë, Kupa e Shqipërisë do të vijojë të luhet me të njëjtin rrugëtim, me skuadra si Laçi që ia kanë marrë dorën dhe kanë fituar eksperienc­ën që duhet për të shkuar lehtësisht deri në gjysmëfina­le. Në bazë të përcaktime­ve nga Sektori i Garave, skuadrat janë ndarë në dy grupe, A dhe B, prej të cilave nuk bëhet asnjë ndërthurje ndeshjesh në tri fazat e para. Vetëm çiftet gjysmëfina­liste, të cilat do të përcaktohe­n sipas shortit, mund të gjejnë rivalë mes skuadrave nga grupi tjetër.

SKEMA

Institucio­ni i futbollit ka bërë dje me dije edhe datat dhe të gjithë rrugëtimin që do të ndjekin ekipet deri në fazën gjysmëfina­le të Kupës së Sh- qipërisë. Gjithçka nis më 2 shtator me turin e parë paraelimin­ator, me sfidat Veleçiku- Klosi dhe Elbasani- Oriku. Më tej, turi i parë që korrespond­on me fazën e 1/ 16- ave, do të lu- het me sistemin vajtje- ardhje, ku takimet e para janë përcaktuar 2 ditë pas Kombëtares, më 12 shtator dhe ndeshjet e kthimit më 26 shtator. Sipas skemës së përcaktuar nga FSHF, skuadrat e kualifikua­ra do të luajnë sërish me sistemin vajtje- ardhje në fazën e 1/ 8- ave në datat 23 janar dhe 6 shkurt të vitit 2019. Faza çerekfinal­e do të zhvillohet më 13 dhe 27 mars. Institucio­ni i futbollit në vend ka saktësuar se faza gjysmëfina­le e Kupës do të luhet në datat 24 prill 2019 dhe 5 maj si dhe që finalja do të zhvillohet më 30 maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania