Panorama (Albania)

Ish- Kryeprokur­ori: Si më përgjoi Mihal Bisha me tavllën e cigares për arrestimin që s’e firmosa

INTERVISTE/ FLET ISH- PROKURORI I PERGJITHSH­EM, RRAPI MINO: SIGURIMI ME VURI NE VEZHGIM, ME NDIQNIN NE SHTEPI

- AFRIM IMAJ

Ka ndodhur që Sigurimi i Shtetit të vëzhgonte e madje të përndiqte fshehtas edhe zyrtarin më të rëndësishë­m të institucio­nit të akuzës.

E vërtetë apo jo, kjo mbetet në ndërgjegje­n e Rrapi Minos, ish- Kryeprokur­orit historik të regjimit komunist, i cili në rrëfimin për “Panorama” pohon se një kohë të gjatë ka qenë i survejuar nga Forcat e Policisë Sekrete, vetëm e vetëm pse nuk kishte firmosur urdhrin e arrestit për sekretarin personal të Enverit. Fakti që ka qenë miku i këtij të fundit, i denoncuar për veprimtari armiqësore dhe agjitacion e propagandë kundër regjimit, kishte lëkundur jo vetëm besimin ndaj tij, por kishte ngjallur dhe dyshime të forta se Kryeprokur­ori mund të kishte qenë edhe bashkëpunë­tor i agjentit të zbuluar rishtas në paradhomën e Enver Hoxhës, në selinë e Komitetit Qendror të Partisë. Për herë të parë Mino e ka konstatuar se ishte vënë në vëzhgimin e organeve të Sigurimit, kur është thirrur në zyrë të Mihal Bishës, ishdrejtor i Kuadrit të KQ- së për të dhënë sqarime “konfidenci­ale” për atë që kishte ndodhur me Vahid Lamën. Interesimi­t të këtij të fundit shprehet ai, iu përgjigja zyrtarisht dhe aty për aty konstatova se dëshmia ime regjistroh­ej në një përgjues të fshehtë në tavllën e cigares që mbante mbi tavolinë. Që këtej, Sigurimi më vuri nga pas një prej agjentëve të tij që më ndiqte këmba- këmbës. Një tjetër përgjonte ditë natë poshtë ballkonit të shtëpisë. Po si ka vazhduar më tej përndjekja ndaj Kryeprokur­orit dhe si mundi t’i shpëtojë ai goditjes së frikshme...

Zoti Rrapi! Si u procedua në Prokurori për ndalimin e Vahid Lamës, në kohën kur ju refuzuat ta firmosnit urdhrin për arrestimin e tij?

Kërkesa për të firmosur urdhrin e arrestimit erdhi në zyrën time. Në fakt, ishte diçka që e prisja nga momenti në moment. Rregulli e donte që aty për aty duhej të firmosja. Sa e lexova, pa u menduar dy herë, ia kalova për ndjekje zëvendëspr­okurorit të përgjithsh­ëm. Dhe ai e ndoqi si proces deri në fund… Nuk ra në sy të autoritete­ve kompetente kjo shmangia juaj nga ky proces, pa shpjeguar arsyet?

Megjithëse, siç e thashë, ma lejonte procedura që aktfirmosj­en edhe mund ta delegoja pa dhënë shpjegime, nuk shpëtova pa u shigjetuar. Ishte diçka që e prisja në fakt. Sulmi nisi në heshtje si nga nëntoka. U futa në një bela të jashtëzako­nshme. Kam përjetuar andralla për javë e muaj të tërë. E ndieja këtë në vështrimin e eprorëve politikë, në distancën që mbante ministri i Brendshëm dhe bashkëpunë­torët e afërt të tij, por edhe kolegët e Gjykatës së Lartë. Deri sa u mbyll procesi dhe Vahidi përfundoi në burg, unë e di me çfarë të paprituras­h jam përballur…

Pak e pabesueshm­e kjo, përballë atyre provave që i kishit dhënë regjimit në luftën kundër elementëve të papërshtat­shëm me të?

E besueshme, e pabesueshm­e, kjo ka qenë e vërteta. Nuk më shkojnë për moshën dhe karakterin pozat e të përndjekur­it. Po ja që kështu ka ndodhur. Deri atëherë, nuk më kishte shkuar në mëndje se do vinte një ditë që do më vinin aparatin e përgjimit dhe do më survejonin kudo që shkoja… Kur thoni se ju kanë përgjuar, keni fakte, apo nise-

ni nga përjetimet emotive të momentit…

kanë Ta përgjuar them me edhe plot gojën në zyrën që më e Mihal kanë Bishës, përgjuar. që Bile atëherë më ishte drejtori i kuadrit të Komitetit Qendror dhe një nga njerëzit më të besuar të Enverit… Si e keni kuptuar që në zyrën e Mihal Bishës jeni përgjuar?

Unë, për eksperienc­ën që kisha në sistemin e drejtësisë dhe përvojën dyvjeçare në aparatin e Komitetit Qendror, njihja mirë jo vetëm teknikat e përgjimit, por edhe taktikat speciale që ndiqeshin ndaj elementëve të dyshuar… Si e dalluat përgjuesin në zyrën e Mihal Bishës?

E dija më herët që në zyrën e Mihal Bishës bëheshin përgjime për raste shumë specifike. Bile, bile, dija dhe aparaturën me të cilën realizohej përgjimi i fshehtë në atë zyrë… Çfarë ishte kjo pajisje?

Një aparat i vogël, gati i padukshëm, që vendosej në tavllën e duhanit. Mihal Bisha e pi shumë cigaren. Zakonisht mbante një tavllë të madhe mbi tavolinë. Pra, aparati përgjues ishte instaluar në tavllën e cigares…

Kur e donte puna për të realizuar përgjime të tilla, Mihal Bisha mbante dy tavlla. Këtë e kisha mësuar qysh kur isha në aparatin e Komitetit Qendror. Bile, mbaj mend edhe shakatë që bëja me njërin nga kolegët kur hynim e dilnim për çështje pune aty. Një apo dy tavlla kishte Mihali në tavolinë, i thoshim njëri- tjetrit me shpoti. Pra, e dija që prania e dy tavllave në tavolinën

e asaj zyre, do të thoshte se biseda me të përgjohej. Po se në cilën tavllë ishte përgjuesi, nuk mund ta dalloje… Pse ju thirri Mihali në zyrë?

Kur kishte vetëm pak ditë që Vahid Lama ishte përjashtua­r nga Partia, më telefonoi sekretarja e Mihal Bishës dhe më komunikoi porosinë për një takim pune në zyrën e tij në aparatin e Komitetit Qendror. Lajmi nuk ishte krejt i papritur pas atij ndëshkimi të bujshëm të sekretarit të Enverit. Miqësia ime me të dihej nga të gjithë. Goditja me akuza të rënda politike nuk mund të mos i jepte efektet edhe në rrethin e afërt të familjarëv­e dhe miqve të Vahidit. Ishte kjo në logjikën e atyre goditjeve që vlerësohes­hin të rrezikshme. Me sa konstatoja, penalizimi i mikut tim, kishte cenuar deri diku shkallën e besimit ndaj meje. Thirrjen në zyrë nga Mihal Bisha që ishte zembereku i aparatit të KQ, që në momentin e parë e lidha pikërisht me ndëshkimin e Vahidit. Ajo që nuk arrija ta mendoja, kishte të bënte me pasojat që më prisnin nga kjo ngjarje tronditëse. Këtë e përforcova më shumë kur u futa në zyrën e tij dhe pashë dy tavllat e famshme mbi tavolinën e punës… E kuptuat që nuk ju kishte thirrur për çështje pune…

Patjetër që e kuptova, por prisja me padurim si do ta niste bisedën, çfarë alibie kishte zgjedhur për të justifikua­r takimin… Çfarë biseduat, përse ishte i interesuar Mihali?

Qysh ditën që më thirri Mihali në zyrë, Sigurimi më vuri nga pas një prej agjentëve të tij. Kudo që shkoja më ndiqte këmba- këmbës. Një tjetër përgjonte ditë- natë poshtë ballkonit të shtëpisë. Ishte një përndjekje që e bënin haptazi, të cilën e ndieja jo vetëm unë, që i njihja fort mirë këto praktika, por edhe familjarët e tjerë. Të tillë situatë nuk kisha kaluar kurrë…

 ?? RRAPI MINO ( MAJTAS) VAID LAMA ??
RRAPI MINO ( MAJTAS) VAID LAMA
 ??  ?? VAHID LAMA GJATE NJE AKTIVITETI PERKUJTIMO­R
VAHID LAMA GJATE NJE AKTIVITETI PERKUJTIMO­R
 ??  ?? Rrapi Mino duke folur për “Panorama”
Rrapi Mino duke folur për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania