Panorama (Albania)

Turizmi, Rama: Asnjë ministër nuk e shkeli rregullin e Qeverisë

-

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar dje një bashkëbise­dim me sipërmarrë­sit në fushën e turizmit në zonën e Shëngjinit. Gjatë këtij takimi, Rama ka folur dhe për sigurinë gjatë sezonit turistik, ku ka përmendur dhe ngjarjen e Selenicës, ku vrasësi Ritvan Zykaj ekzekutoi 8 persona. “Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive dhe në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorës, ku patëm 8 të vrarë në një masakër halucinant­e, do të kishim numrin më të ulët, me diferencë, të vrasjeve në këtë periudhë, pa llogaritur pastaj edhe faktin që kemi qenë edhe shumë më tepër efikasë, siç e tha dhe dikush nga ju, edhe në raport me këto krimet e tjera të vogla që kanë qenë një shqetësim shumë i madh, kur kemi bërë takimin e parë në fillim fare, problemi i parë që më kujtohet që ngriti Marku dhe disa kolegë të tjerë këtu të Markut ishte, ‘ aman na mbroni nga këta grabitësit e ho- televe’, etj. Sot konstatojm­ë që ky ka qenë një problem i adresuar me efikasitet”, tha dje Kryeminist­ri. Rama tha se ka kanë funksionua­r dhe qendrat shëndetëso­re, ndërkohë që dhe çështja e ndotjes akustike nuk ka qenë problem, por vetëm në raste të veçanta. Shefi i qeverisë ka thënë se zona e Lezhës ka qenë në patronazhi­n e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe se ministrat nuk janë lejuar të pushojnë jashtë vendit. “Dua ta falënderoj shumë përzemërsi­sht Linditën sepse ne bëmë dhe një ndarje patronazhe­sh për kujdestari të anëtarëve të qeverisë në të gjithë vijën bregdetare. Lindita e ka mbuluar bashkë me Sonila Qaton këtë zonë, madje edhe pushimet i ka kaluar këtu. Rregulli i qeverisë sonë është që askush nuk shkon për pushime jashtë shtetit, kështu që Lindita zgjodhi një nga pikat kur je vërtet si jashtë shtetit, kur thonë”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania