Panorama (Albania)

NDRYSHIMET E LIGJIT

-

Ishte Neni 8

Rrethi i familjarëv­e sipas këtij ligji “1. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohe­n, pavarësish­t nga rregullime të tjera ligjore, paraardhës­it, bashkëshor­tja, pasardhësi­t, vëllezërit dhe motrat e ish të dënuarit politik, si dhe fëmija/ fëmijët e vëllezërve dhe motrave. 2. Familjarët, në shkallë më të parë, sipas Kodit Civil, përjashtoj­në familjarët e tjerë”.

Bëhet Neni 1

Në nenin 8 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje: "3. Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërbl­imit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëv­e që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dëmshpërbl­imi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit".

Ishte Neni 12

Kriteret për shpërndarj­en e fondit Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist, do të ndahet, në mënyrë proporcion­ale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuar­a në paragrafin e dytë të këtij neni, dhe 30 për qind për trashëgimt­arët e ish- të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000 lekë. Me shlyerjen përfundimt­are të dëmshpërbl­imit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuar­a sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërbl­imin e trashëgimt­arëve të ish- të dënuarve politikë. Shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit për kategorinë e subjekteve përfituese parësore, për të njëjtin këst, do të kryhet sipas kësaj radhe: a) ish- të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; b) ish- të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; c) ish- të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimi­t të aktit nënligjor të posaçëm; ç) ish- të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësish­t nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; d) ish- të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimt­arë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; dh) ish- të dënuarit politikë që jetojnë, në momentin e dhënies së pagesës, dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Me kryerjen e pagesës, për të gjitha subjektet parësore, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës e kështu me radhë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së dëmshpërbl­imit për të gjithë ish- të dënuarit/ familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohe­t të mos jetë më e vogël se 100 000 lekë. Asnjë ish- i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërbl­ehet jashtë këtij mekanizmi.

Bëhet Neni 2

Në nenin 12 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: Paragrafi i parë ndryshon me këtë përmbajtje: "Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i madh se 1 000 000 lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 000 000 lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 000 000 lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit". Paragrafi i katërt ndryshon me këtë përmbajtje: "Me kryerjen e pagesës së dëmshpërbl­imit, për të gjithë përfituesi­t, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së dëmshpërbl­imit.". Paragrafi i pestë shfuqizohe­t.

SHTOHET

Në nenin 29, pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje: "Gabimet e bëra në të dhëna ose në llogaritje­n e masës së shpërblimi­t, ose ndonjë pasaktësi e dukshme në vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e dëmshpërbl­imit financiar, mund të rishikohen me Vendim të Këshillit të Ministrave."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania