Panorama (Albania)

Qeveria mashtruese e Italisë

- * D. W. BERND RIEGERT*

Qeveria populiste e Italisë bën atë që dinë të bëjnë më mirë populistët: Të shtrembëro­jnë faktet, të ndezin emocionet me fajësime të pavërteta e parulla të thjeshta e të nxjerrin kështu kapital politik. Ministri italian i Ekonomisë, Luigi di Maio, pretendon se Italia paguan çdo vit 20 miliardë euro në buxhetin e BE. Kjo nuk është e saktë, neto Italia ka paguar vetëm 3,3 miliardë euro. Eurokomisi­oneri i BE për buxhetin, Günther Oettinger, e korrigjoi këtë të dhënë të di Maios.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet kërcënon se do të ndërpresë kontribute­t italiane në buxhetin e BE. Kjo është, e para, antiligjor­e, dhe tjetra, një kërcënim pa stil që BE e ka hedhur menjëherë poshtë. Di Maio dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, pretendojn­ë më tej se BE ka premtuar t’ia marrë Italisë emigrantët që vijnë aty. Edhe kjo është e gabuar. Një ujdi të tillë nuk e kanë arritur asnjëherë shtetet anëtare, që duan të izolohen nga migrantët. Disa kanë sinjalizua­r vetëm gatishmëri­në vullnetari­sht për të marrë disa prej tyre. Më shumë solidarite­t nuk ka.

SHANTAZH, GËNJESHTRA, NACIONALIZ­ËM - ITALIA NË TË TATËPJETË

Por, më absurd është pretendimi se Komisioni i BE në Bruksel është përgjegjës për pranimin e refugjatëv­e. Di Maio dhe Salvini e dinë shumë mirë, se përgjegjës për këtë janë shtetet anëtare. Solidarite­t nuk ka as mes qeverive populiste. Edhe autokrati në Danub, Kryeminist­ri hungarez, Viktor Orban, refuzon, me gjithë kërkesën italiane, të marrë edhe një emigrant të vetëm. Salvini, që me temën e refugjatëv­e vazhdon të bëjë fushatë zgjedhore të pandërpre- rë, megjithëse shifra e të ardhurve është shumë larg gjendjes së krizës, ka gjetur një recetë antihumane të thjeshtë: Përmes refuzimit të çdo lloj anijeje me migrantë në bord, ai kërkon të izolohet dhe të kërcënojë me çdo çmim. “Italia e para” - po zbatohet pa marrë parasysh pasojat.

Fakti që Salvini dhe funksionar­ët e tij bllokuan edhe një anije italiane si “Dicioitti”, është e papranuesh­me për drejtësinë italiane. Ajo ka filluar hetimet për heqje lirie ndaj Salvinit, që nuk do shkojnë shumë larg me siguri, por të paktën kjo është një shenjë e qartë e rezistencë­s kundër kursit të populistëv­e në Romë. Reagimi i Salvinit pritej. Hetimet ai i quan “turp”, se bëhet fjalë për Italinë dhe “nder”, sepse fisnikëroj­në luftën e tij kundër sistemit. Sulme të tilla joserioze ndaj drejtësisë i njohim ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë, por ato nuk duhet të kthehen në përditshmë­ri edhe në Itali!

ITALIA KA PËR TË RREZIKUAR

E vërtetë është po ashtu se shtetet anëtare, edhe pas tre vjetësh, nuk kanë arritur të bien dakord për një reformë të sistemit të azilit dhe një shpërndarj­e të drejtë të migrantëve. Kjo është dobësia që shfrytëzoh­et deri në fund nga populistët: BE bëhet fajtore për çdo gjë. Ky reagim impulsiv është i gabuar. Problemet janë komplekse dhe Italia vetë ka bërë pjesë te vendet që kanë penguar reformimin e procedurav­e europiane.

E palejueshm­e është që të veprosh në mënyrë të veçuar tërësisht, duke shkelur rregullat europiane e ato humane, siç po bëjnë Matteo Salvini dhe Luigi di Maio tani. Me këtë, ata cenojnë edhe themelet e BE. Por me kërcënime nuk kanë për të shkuar larg, as nuk duhen lejuar të shkojnë larg. Edhe në negociatat për buxhetin nga viti 2012- 2017, italianët mund të shkaktojnë shumë probleme. Mund të llogarisim se populistët dhe radikalët e djathtë do të rrezikojnë edhe daljen nga eurozona dhe BE për të realizuar vullnetin e tyre. Pas Brexit, Polonisë dhe Hungarisë po krijohet me shpejtësi një vatër e re krize për BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania