Panorama (Albania)

Kriza e monedhës në Turqi mund të trazojë ekonomitë e Ballkanit

-

Lufta tregtare e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, si dhe marrëdhëni­et e tensionuar­a me Bashkimin Europian mund të ndikojnë në rënien e ekonomisë në Turqi, por edhe në vendet e Ballkanit. Monedha turke ka rënë në mënyrë dramatike gjatë javëve të fundit. Sipas një raporti të BIRN, qeveritë në Ballkan druhen se rënia e vlerës së monedhës do të stimulojë eksportet turke, ndërkohë që investimet shtetërore dhe private në rajon do të thahen. Rënia dramatike e vlerës së lirës ka shqetësuar tregjet për rrezikun e ndikimit të këtij fenomeni edhe në vende të tjera. Por, ndërkohë që Europa dhe bankat e saj kanë fuqinë për të luftuar çdo problem financiar, ekonomitë e brishta të Ballkanit kanë arsye të druhen. Sipas BIRN, ekonomistë­t thonë se ndërsa eksportet turke në Ballkan mund të rriten, të nxitura nga rënia e çmimeve dhe një treg i ngutshëm për mallrat turke diku tjetër, trazirat financiare të vendit mund të ulin frenat e investimev­e turke, si ato shtetërore, edhe ato private, në një rajon që Ankaraja po përpiqet të kultivojë, Ballkani. Monedha kombëtare e Turqisë ka rënë me rreth 40 për qind këtë vit dhe kjo i atribuohet shqetësimi­t të investitor­ëve në lidhur me vendimet e Presidenti­t Recep Tayyip Erdogan si dhe emërimin e dhëndrit të tij si ministër i Financave. Berat Albayrak tha se qeveria e tij nuk sheh një rrezik të madh për ekonominë dhe sistemin financiar të vendit, mes një grindjeje diplomatik­e me Shtetet e Bashkuara. Komenti i tij erdhi pasi agjencia e vlerësimit "Moody's" uli vlerësimin e besimit financiar për 20 institucio­ne financiare turke të martën. "Ne nuk shohim ndonjë rrezik të madh për sistemin ekonomik apo financiar të Turqisë", tha ministri, duke iu referuar rreziqeve më të mëdha, me të cilat mund të përballet Turqia për vitin 2019. Sipas "Hurriyey", Albayrak ka thënë se borxhi publik neto dhe borxhi i brendshëm i Turqisë ishin të ulët dhe sistemi i saj financat shumë i fortë. "Ekonomia jonë ka themele të forta. Pika kryesore këtu është që ne të kuptojmë se cilat janë deficitet tona... Në këtë drejtim, ne do të realizojmë reformat strukturor­e të nevojshme", tha ai në intervistë. Të martën, "Moody's' vlerësoi se mjedisi operativ i Turqisë ishte përkeqësua­r përtej pritshmëri­ve të mëparshme, duke ulur vlerësimin për 18 banka dhe dy kompani të financiare.

 ??  ?? Ministri i Financave në Turqi, Berat Albayrak
Ministri i Financave në Turqi, Berat Albayrak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania