Panorama (Albania)

Kryemadhi: Opozita, me kandidatë të përbashkët në zgjedhje

Kryetarja e LSI: Jo presion me notat

- FATION BINJAKU

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar dje se opozita do të nisë punën për të gjetur kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor.

Kryemadhi ka mbledhur dje strukturat e LSI- së, nga të cilat ka kërkuar hartimin e axhendës së punës dhe koordinimi­n me Grupin Parlamenta­r të LSI- së. Gjatë takimit, kryetarja e LSI- së tha se punë e strukturav­e do të jetë evidentimi i të gjithë socialistë­ve të zhgënjyer, të cilët nuk paguajnë dot faturat e shtrenjta, shërbimet skandaloze dhe rritjen e pasigurisë për jetën. “Ky koordinim do të zgjerojë bazën dhe do të zgjojë të gjithë ata qytetarë që sot paguajnë faturat më të shtrenjta të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, taksat e larta, shërbimet skandaloze, rritjen e çmimeve, rritjen e varfërisë, rritjen e pasigurisë dhe kriminalit­etit në qytet. Në fakt, nuk është e fshehtë që opozita e bashkuar do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme. As që po punon për të gjetur kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës. Ajo që është më e rëndësishm­e është platforma jonë e përbashkët për t’i dhënë zgjidhje uljes së taksave, të cilat janë çdo ditë e më shumë dhe po i marrin frymën shqiptarëv­e”, është shprehur dje Kryemadhi.

TË RINJTË Si pjesë e strategjis­ë, Kryemadhi ka kërkuar prej Lëvizjes Rinore për Integrim që të fokusohet në 56 gjimnazet e Tiranës që të komunikojm­ë me të rinjtë për t’i nxitur në protesta. “LRI, e cila sot më shumë se kurrë është vetvetja, ka një mision kombëtar përveç përballjes së saj me jeniçerët politikë të Kryeminist­rit të drogës që drejtojnë sot shkollat tona, duhet të komunikojm­ë me çdo nxënës në të 56 gjimnazet e Tiranës dhe me çdo student për të zgjuar atë ndjenjë proteste dhe jo nënshtrimi ndaj të rinjve dhe të rejave për të rritur forcën dhe besimin te vetja e tyre, që jo vetëm të për- ballojnë shantazhin e jeniçerëve të Kryeminist­rit të drogës, por të avancojnë me forcë, të mos bëjnë kompromis të së ardhmes së tyre”, ka thënë ajo. Kryetarja e LSI- së lëshoi dhe një mesazh të fortë ndaj drejtorëve të gjimnazeve, duke i paralajmër­uar që të mos tentojnë të kërcënojnë të rinjtë me notat, në të kundër do të mbajnë përgjegjës­i. “Të jenë të bindur të gjithë ata drejtorë që nuk do të ketë më as sjellje të kulturuar, as tolerancë miqësore, politike apo njerëzore, por do të kenë përballje të pamëshirsh­me ndaj këtyre kriminelëv­e, të cilët bëjnë pazar me të ardhmen e të rinjve tanë”, është shprehur ajo.

 ??  ??
 ??  ?? Kryemadhi, dje me strukturat e LSI
Kryemadhi, dje me strukturat e LSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania