Panorama (Albania)

Sulmohet me breshëri kallashnik­ovi shtëpia e prindërve të gazetares, Lala: Për çfarë dyshoj

AMBASADA E SHBA DHE BE DENOJNE SULMIN. RAMA: “BARBARI”. BASHA: “DENONCOI LIDHJET E DEPUTETIT TE PS ME SHULLAZIN”

- ETLEVA DELIA

Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala, përmes një reagimi në lidhje me sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj, shprehet se kjo ngjarje lidhet me detyrën e saj si gazetare.

Sipas saj, as ajo dhe as familjarët e saj nuk kanë asnjë konflikt personal me askënd. Lala falënderon ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit, që janë angazhuar maksimalis­ht për zbardhjen e ngjarjes. Pavarësish­t sulmit për shkak të detyrës që ajo ushtron prej vitesh si gazetare e kronikës së zezë, Klodiana Lala thotë se këtë profesion e ka ushtruar me profesiona­lizëm dhe do të vazhdojë ta ushtrojë me të njëjtin përkushtim. “Të dashur miq! Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëv­e të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucio­net të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi nuk kemi asnjë konflikt personal. Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës sime si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesiona­lizëm ndër vite e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësish­t gjithçkaje. Faleminder­it ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalis­ht për zbardhjen e ngjarjes. Ju jam mirënjohës secilit prej jush, që m’u gjend pranë në këto momente të vështira”, shprehet Lala në reagimin e saj.

DESHMIA Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë dëshminë e saj në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në lidhje me sulmin për shkak të detyrës. Për një orë e gjysmë, ajo ka treguar rrethanat dhe dyshimet e saj në lidhje me ngjarjen përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, të Sektorit për Krimet e Rënda. Lala është paraqitur rreth orës 15: 00 në Policinë e Tiranës, ku i ka qëndruar versionit të saj, duke përjashtua­r çdo konflikt personal të saj apo të familjarëv­e. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja është regjistrua­r dhe do të referohet në Prokurori si “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Po ashtu, kanë dëshmuar në Polici edhe babai dhe vëllai i Klodiana Lalës, që po ashtu kanë sqaruar se përveç ndonjë debati të rëndomtë, siç mund të ndodhë në çdo lagje të vendit, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë konflikt tjetër me askënd. Për ta, e rëndësishm­e është që askush nuk u lëndua nga breshëritë e plumbave që depërtuan deri në dhomën e gjumit, edhe pse në shtëpi ishin të gjithë familjarët, madje edhe dy vajzat e mitura të Klodiana Lalës. Ndërsa kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Policia është angazhuar maksimalis­ht në mbledhjen e provave, zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e arrestimin e autorëve. Ndërsa përveç provave materiale, dëshmitarë­ve apo verifikime­ve që po kryhen nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, mësohet se Policia po verifikon edhe lajmet e fundit që ka raportuar gazetarja Lala, për të zbuluar autorët e këtij sulmi ndaj familjes së saj.

 ??  ?? KLODIANA LALA ( MAJTAS) SHENJAT E PLUMBAVE NE SHTEPINE E PRINDERVE TE GAZETARES
KLODIANA LALA ( MAJTAS) SHENJAT E PLUMBAVE NE SHTEPINE E PRINDERVE TE GAZETARES
 ??  ?? Klodiana Lala
Klodiana Lala
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania