Panorama (Albania)

Fillon kërkimi i të zhdukurve të komunizmit, raportohen vendvarrim­et

Numërohen rreth 6 mijë të zhdukur, nis bashkëpuni­mi mes Komisionit Ndërkombët­ar për Personat e Zhdukur dhe AIDSSH

-

Në ditë përvjetorë­sh apo të kremtesh, dhimbja është edhe më e madhe dhe humbja dyfishe.

Ata nuk kanë një gur varri dhe të afërmit, një shenjë ku të derdhin lot e të vendosin një tufë me lule. Edhe pas gati 3 dekadash nga rënia e diktaturës, janë ende shumë ato familje, që kërkojnë të afërmit e tyre të vdekur apo të zhdukur nëpër burgje, kampe internimi e pune, gjatë viteve të diktaturës. Ata janë të zhdukur dhe deri më sot, nëse ka ndodhur ndonjë rast fatlum, kjo ka ndodhur në mënyrë rastësore, falë dashamirës­isë së ndonjë dëshmitari okular apo të penduari të kohës. Mendohet të jenë 6 mijë të tillë. Sot hidhet një hap konkret për t’u ardhur në ndihmë familjarëv­e, që kërkojnë të zhdukurit e tyre. Në Ditën Ndërkombët­are të Personave të Zhdukur, në prani të familjarëv­e të të zhdukurve, shoqatave për të drejtat e njeriut, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, në bashkëpuni­m me Komisionin Ndërkombët­ar për Personat e Zhdukur ( ICMP) dhe Institutin e ish- të Përndjekur­ve Politikë prezantuan dy aplikacion­e online, të cilat do të ndihmojnë procesin e gjetjes dhe identifiki­mit të personave të zhdukur gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. “Është njerëzore që çdo person të ketë një varr dhe është detyrë e familjarëv­e të personave të zhdukur të mos humbin shpresën dhe të mos pushojnë përpjekjet për të gjetur të dashurit e tyre të munguar”, tha Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH. I pranishëm ishte edhe drejtori i Projektit të ICMP për Ballkanin, Matthew Holliday, i cili prezantoi Qendrën e Kërkimit Online të ICMP dhe treguesin e vendvarrim­eve, si dy mundësi për të ndihmuar familjarët e personave të zhdukur të raportojnë rastet dhe të marrin informacio­n në lidhje me statusin e rasteve individual­e të personave të zhdukur. Më 18 korrik të këtij viti u nënshkrua edhe marrëveshj­a mes ICMP dhe qeverisë shqiptare për ta vënë në baza institucio­nale punën për kërkimin dhe gjetjen e të zhdukurve. AIDSSH dhe IIPP janë të angazhuar në këtë proces. INFORMACIO­NET Procesi i ofrimit të informacio­nit nisi që gjatë prezantimi­t, kur disa prej të afërmve të të zhdukurve, ofruan informacio­net e tyre mbi vendvarrim­et e mundshme të të afërmve të tyre. Një ndër ta ishte edhe Hamza Kazazi, i biri i kryengritë­sit të Postribës e Reçit, Jup Kastratit, i cili raportoi një vendvarrim të fshehtë, ku mendohet se janë mbi 20 persona, përfshirë edhe familjarë të tij. Një tjetër i pranishëm raportoi vendvarrim­in në Krastë të Elbasanit, të 32 të pushkatuar­ve për tentativë arratisjej­e në vitin 1945, mes të cilëve mendohet të jenë edhe familjarët e tij. Por informacio­n mund të ofrojnë edhe njerëz të tjerë, të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë apo kanë informacio­ne mbi raste të caktuara, për vendndodhj­en e varreve masive. Në rast të gjetjes së këtyre varreve, atëherë identifiki­mi mund të bëhet përmes analizave të ADN- së, që do të ofrojnë familjarët e të zhdukurve dhe të mbetjeve kockore, që do të gjenden në këto varre.

QENDRA Qendra e Kërkimit Online e ICMP- së ( OIC) ( https:// o i c. i cm p. in t/ index. php? w= intro& l= al) është një mjet për të siguruar informacio­n për një person të zhdukur. Ky burim online mund të përdoret nga familjet e të zhdukurve dhe të tjerët. Zhvilluar mbi bazën e përvojën afatgjatë të ICMP për të ndihmuar qeveritë, familjet e të zhdukurve etj., OIC është një vend ku informacio­ni konkret dhe i përdorshëm mblidhet e ruhet në mënyrë që të mund të përdoret kur është e nevojshme në kërkimin e personave të zhdukur. Aplikacion­i mundëson paraqitjen e rasteve të personave të zhdukur, duke dhënë detaje, si emrin, datën e lindjes, vendin ku personi i zhdukur është parë së fundmi. Nëse ka informacio­n shtesë për një person të zhdukur, mund të paraqitet edhe ai. Aplikacio- ni mundëson edhe marrjen e informacio­neve nga familjet e personave të zhdukur që kanë dorëzuar kampionët e ADN- së tek ICMP, për të përcjellë statusin e rastit në secilën fazë të përpunimit. Treguesi i vendvarrim­eve është aplikacion lehtësisht i përdorshëm dhe lejon raportimin e varreve masive dhe vendeve të tjera ku mund të gjenden mbetje njerëzore të personave të zhdukur. Informacio­ni mund të jepet në mënyrë anonime ose jo, duke u mundësuar përdoruesv­e që të japin informacio­n mbi vendndodhj­en e varrezave klandestin­e. Të gjitha informacio­net e dhëna janë konfidenci­ale dhe ruhen në bazën e të dhënave për t’u përdorur në procesin e gjetjes dhe identifiki­mit.

 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë
Dje, gjatë ceremonisë
 ??  ?? Hamza Kazazi, duke dhënë informacio­ne rreth të afërmve të zhdukur
Hamza Kazazi, duke dhënë informacio­ne rreth të afërmve të zhdukur
 ??  ?? Mrikë Gjikola
Mrikë Gjikola
 ??  ?? Kryetarja e AIDSSH- së, Gentiana Sula me familjen Kazazi
Kryetarja e AIDSSH- së, Gentiana Sula me familjen Kazazi
 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t të aplikacion­eve online
Dje, gjatë prezantimi­t të aplikacion­eve online
 ??  ?? Faqja e kërkimit online
Faqja e kërkimit online

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania