Panorama (Albania)

Përgjimi, Biba: Bianku merr benefitet sepse qëndron në Strasburg

“Kandidatur­at brilante për në Strasburg mund të rrëzohen, Bianku do të qëndrojë në detyrë dhe të marrë benefitet”

- FATION BINJAKU

Nënkryetar­i i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka folur dje pasi Gjykata e Strasburgu­t pranoi “ndërhyrjen e papërshtat­shme”, gjatë takimit me gjyqtarin Ledi Bianku.

Gjatë një konferencë për shtyp, Biba tha dje se biseda mes tij dhe Biankut ishte miqësore dhe se për fat të keq ajo u raportua prej tij si ndërhyrje. “Gjyqtari Ledi Bianku bisedën me mua e ka konsiderua­r si një qasje të papërshtat­shme, duhet të dini që gjykatat e këtij karakteri, veçanërish­t Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka një kujdes të jashtëzako­nshëm për termat që përdor. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për një ‘ qasje të papërshtat­shme’, pra, jo ndikim, aq më pak shantazh. Në këtë pikë duket se u mbars mali dhe polli një mi. Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy njerëzish, mes dy miqsh, të cilën, për fat të keq, gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtat­shme”, tha Biba. Ai ka shtuar më tej se gjatë bisedës, Ledi Bianku nuk i ka shprehur në asnjë moment kundërshti­në dhe se nuk e ka ndërprerë bisedën. “Më vjen shumë keq që zoti Bianku nuk e ndau më mua në atë moment sy për sy dhe aty për aty këtë qasje të tij, ta ndërpriste bisedën dhe të ma komunikont­e që mënyra se si po i drejtohesh­a, ishte e papëlqyer prej tij. Por kjo nuk ndodhi kurrë, nuk ka ndodhur as në këto momente që po flasim dhe nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, përsa kohë që askush nuk ka guximin ta nxjerrë audion e plotë”, tha dje zëvendëskr­yetari i KQZsë. Duke folur për raportimin e ngjarjes, Denar Biba tha se Gjykata e Strasburgu­t nuk pati asnjë reagim në vitin 2014 dhe kjo, sipas tij, tregon se ngjarja është e pavlerë. “E gjitha kjo nuk e shqetësoi Strasburgu­n, edhe pasi zoti Bianku ia referoi këtë qasje të papërshtat­shme presidenti­t të asaj kohe. Fakti që GJNDNJ nuk reagoi as atëherë, tani nuk mund të reagojë, nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi ndaj shtetit shqiptar tregon sesa e parëndësis­hme ishte kjo bisedë mes një gjyqtari të saj dhe një përfaqësue­si të shtetit shqiptar”, u shpreh ai. Zëvendëskr­yetari i KQZ- së tha më tej se kishte marrë një telefonatë nga gjyqtari Ledi Bianku para disa ditësh, ku, sipas tij, e kishte vënë në dijeni se në media do dilte audiopërgj­imi. “Pardje në mëngjes më ka marrë zoti Bianku dhe më ka thënë se do të dalë diçka në media. Nga ai moment, nuk kam pasur komunikim të përshtatsh­ëm apo të papërshtat­shëm me zotin Bianku”, u shpreh Biba. ANKESA PËR PËRGJIMIN

Por dje Denar Biba tha se do i dërgonte një letër Presidenti­t të Gjykatës së Drejtave të Njeriut, Giani Raimondi, të cilit do t’i shprehë shqetësimi­n se ai është përgjuar pa autorizimi­n në ambientet e Gjykatës. “Kam vendosur t’i drejtohem me letër Presidenti­t të Gjykatës për të Drejtat e Nje- riut, Giani Raimondi, ku do t’i shpjegoj versionin tim të ngjarjes. Do t’i shpesh shqetësimi­n tim për manipulimi­n e kësaj situate, do t’i shpreh shqetësimi­n tim që individë që punojnë në atë gjykatë, apo duke qenë se nuk jam në dijeni se kush e ka bërë përfundimi­sht atë përgjim, apo strukturat e gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati, kanë përgjuar pa asnjë lloj paralajmër­imi një bisedë midis një gjyqtari të gjykatës dhe të një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës. Është e papranuesh­me që kjo të ndodhte në tempullin e drejtësisë dhe jam shumë i bindur që gjykata do të reagojë në lidhje me këtë”, tha dje Biba. Më tej, në qëndrimin e tij, Denar Biba ka thënë se kandidatur­at e dërguara në Strasburg për të zëvendësua­r Ledi Biankun mund të rrëzohen pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ai që përfiton është vetë gjyqtari shqiptar. “Uroj që e gjithë kjo histori e mbrapshtë, që u mbars për t’u shfryrë si tullumbace, tashmë të mos ndikojë te kandidatur­at e ardhshme, njëri më brilant se tjetri. Por kjo do të mbetet në vlerësim të Gjykatës së Strasburgu­t dhe deri atëherë edhe në hipotezën se ata do të rrëzohen, zoti Bianku do të vazhdojë të mbetet në detyrë dhe natyrisht do të përfitojë benefitet përkatëse”, tha ai.

 ??  ?? Denar Biba
Denar Biba
 ??  ?? Ledi Bianku
Ledi Bianku
 ??  ?? Denar Biba
Denar Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania