Panorama (Albania)

Gazetarët e shoqëria civile, tubim te Kryeminist­ria

Protesta në mbështetje të koleges: Plumbat, edhe për ne

-

Qytetarë, përfaqësue­s të shoqërisë civile dhe gazetarë u mblodhën ditën e djeshme përpara godinës së Kryeminist­risë për të protestuar për sulmin me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala. Sulmi ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit dhe fatmirësis­ht, nuk ka pasur dëme në njerëz. Deri më tani, dyshohet se ka të bëjë me ushtrimin e profesioni­t të gazetares. Për këtë arsye, gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile u mblodhën dje në orën 19: 30 për të protestuar për liri të fjalës dhe mbrojtje ndaj gazetarëve. “Plumba mbi shtëpinë e gazetares janë edhe plumba për ne”, ishte njëra parullë që mbahej në dorë nga qytetarët. Në këtë protestë, përfaqësue­s të shoqërisë civile shprehën shqetësimi­n se ndaj gazetarëve ushtrohet dhunë dhe kërcënime prej grupeve kriminale të veshura me pushtet. Gazetarja Etleva Delia tha dje në protestë se sulmet dhe kërcënimet ndaj Klodiana Lalës kanë qenë të vazhdueshm­e gjatë gjithë karrierës së saj, mirëpo ai i djeshmi arriti kulmin. “Ky sulm nuk ishte vetëm një sulm ndaj Klodiana Lalës, por ishte atentat edhe ndaj fjalës së lirë dhe ndaj gjithë gazetarëve, të cilët përballen gjithashtu me presione nga krimi”, tha ajo ndër të tjera. Në protestë mbajti edhe një fjalim të shkurtër Erion Kristo nga shoqëria civile. “Kemi dalë në shesh të kërkojmë nga Kryeminist­ri i vendit të harxhojë më shumë kohë sesa një status në ‘ Twitter’, të shkojë atje ku ka ndodhur ngjarja, të tregojë se është shërbëtor i këtij populli, shërbëtor i paguar shtrenjtë nga taksat tona. Ne kërkojmë nga organet të zbardhin ngjarjen sa pa dalë në të gjitha mediat ndërkombët­are, të gjithë raportet ndërkombët­are, ku ne mërzitemi kur Shqipëria nuk quhet më vend i fjalës së lirë. Ju ftojmë të gjithëve ta mbrojmë fjalën e lirë, Klodiana është gjithkush nga ne”, tha ai. “Ti bëjmë një apel të përgjithsh­ëm çdo lloj titullari në këtë vend. Personalis­ht, dua t’i drejtoj një apel Prokurores së Përgjithsh­me që është zonjë: Të ndërhyjë sa më parë se ato të shtëna, ajo tendencë për të mbyllur gojën të arrijë deri tek institucio­ni i saj. Gjithë bashkë duhet të mbrojmë gratë dhe vajzat, t’i inkurajojm­ë ato të jenë zë i fortë për të mbrojtur çdo nënë, çdo vajzë dhe çdo shqiptar në këtë vend”, ishte apeli i Mimoza Hajdarmata­jt, ish- deputetja e PD- së, e cila ishte gjithashtu prezente në protestë. Protesta përpara Kryeminist­risë zgjati rreth një orë dhe u dhanë mesazhe kundër dhunës dhe pro fjalës së lirë. Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares së “News24” ka tronditur mbarë opinionin publik. Reagimet kanë qenë të shumta, si nga klasa politike, ashtu edhe nga gazetarët dhe shoqëria civile. Vetë gazetarja ka thënë në një reagim se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës së saj.

 ??  ?? Gazetarët, dje gjatë tubimit para Kryeminist­risë
Gazetarët, dje gjatë tubimit para Kryeminist­risë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania