Panorama (Albania)

Basha: Lala denoncoi lidhjet e deputetit të PS me Shullazin

Sulmi ndaj gazetares, kreu i opozitës: Rama të thërrasë banditët e vet brenda dhe jashtë burgut

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kërkoi nga Kryeminist­ri Edi Rama të gjejë me urgjencë dhe të vendosë përpara drejtësisë përgjegjës­it e aktit mafioz të sulmit me armë ndaj banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas publikimit të ngjarjes, Basha kujtoi se vetëm pak kohë më parë gazetarja Klodiana Lala kishte denoncuar lidhjet e ngushta mes deputetit të PS- së, Jurgis Çyrbja, dhe bandës së Emiljano Shullazit. “Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: se kush del nga rreshti, kush nuk u bindet urdhrave, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë. Dua të shpreh vendosmëri­sht mbështetje­n time dhe të Partisë Demokratik­e për Klodiana Lalën, familjarët e saj dhe çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që, prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeve­ris me krimin. Edi Rama i ka zëvendësua­r kriminelët që dekriminal­izimi i nxori jashtë Parlamenti­t, me të emëruarit e kriminelëv­e. Sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila së fundmi denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se me Edi Ramën, krimi ndihet i paprekshëm! Kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh, krimi po triumfon, sepse krimi bashkëqeve­ris me Edi Ramën”, tha Basha. Për kreun e opozitës, Rama e ka fare të thjeshtë të gjejë përgjegjës­it e sulmit me armë ndaj gazetares, mjafton të kontaktojë me banditët e tij brenda dhe jashtë Parlamenti­t, brenda dhe jashtë burgu. “Falë bashkëqeve­risjes me Edi Ramën, krimi kontrollon kupolën e Policisë dhe Ministrinë e Brendshme. Prej bashkëqeve­risjes së Edi Ramës me krimin, sot Shqipëria nuk ka Polici, nuk ka Prokurori, nuk ka Gjykata. Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit mafioz me armë kundër gazetares Klodiana Lala! Le të thërrasë banditët e vet brenda dhe jashtë burgut, le të flasë me horrat e vet brenda dhe jashtë Parlamenti­t dhe të gjejë ma- fiozët që, nën mbrojtjen e qeverisë së tij, guxojnë të përdorin armë kundër gazetarëve që zbulojnë lidhjet e krimit me Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, theksoi kreu i PD- së. Basha paralajmër­oi kreun e qeverisë se do të mbajë përgjegjës­i personale nëse gazetares Lala dhe familjarëv­e të saj u preket qoftë edhe një fije floku.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania