Panorama (Albania)

Nishani: Nëse ulim kokën para krimit, jemi në rrezik pa përjashtim

- Bujar Nishani

Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kërkuar t’u shpallet sfidë kriminelëv­e, pasi nëse lejohen sulme të tilla, atëherë ulet koka përpara krimit. Në një reagim pas sulmit të ndodhur ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, Nishani shprehu solidarite­tin e tij të plotë me të dhe kërkoi një reagim të fortë nga e gjithë shoqëria. “Të solidarizo­hemi të gjithë dhe hapur me gazetaren Klodiana Lala pas sulmit dhe kërcënimit që krimi bëri jo ndaj veç një gazetareje, nëne dhe qytetareje kurajoze, por ndaj të gjithë shoqërisë sonë. Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën, dënimin e të keqes, që është një rrezik për të gjithë ne pa përjashtim, nëse e tolerojmë. Solidarite­t me Klodianën, sfidë kriminelëv­e”, shprehet në reagimin e tij Nishani. Edhe ishministr­i i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka dënuar me ashpërsi ng- jarjen e ndodhur dhe ka theksuar se kur goditet një gazetar, atëherë krimi është i lirë të veprojë. “Kur mafia arrin të godasë mbi gazetarët, tregon se ajo ndihet e lirë të veprojë. Mbi shtypin ka goditur mafia italiane dhe Eskobari, ndërsa të tjerët nuk kanë sulmuar asnjëherë gazetarët, pavarësish­t se ata janë të ndëshkuar në vendet e luftës. Sulmi është një tregues se krimi është i lirë dhe ky guxim që merr krimi është një mesazh mafioz. Ata nuk guxuan të bëjnë viktima, por kanë treguar se do godasin aty ku dhemb më shumë. Autorët kanë qenë në dijeni se gazetarja nuk ka qenë në banesë. Ata kanë dashur të thonë se, nëse ju hapni gojën, ne do godasim më shumë”, tha Mustafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania