Panorama (Albania)

Rama: E patolerues­hme barbaria ndaj gazetares

Deputetet e PS: Asnjë nënë në punën e saj s’mund të ndihet e kër cënuar

- Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama ka dënuar goditjen që i është bërë me plumba shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, duke kërkuar ndëshkimin e autorëve. Rama shkruan në një postim në “Twitter” se është e patolerues­hme barbaria ndaj gazetares Lala. “E patolerues­hme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalis­ht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”, shkruan Rama në reagimin e tij. Pak orë më vonë, gratë deputete të Partisë Socialiste, përmes një deklarate dënuan aktin dhe inkurajuan gazetaren Lala që të mos frikësohet në punën që bën. “Ne, grupi i grave deputete të Partisë Socialiste, duam të shprehim shqetësimi­n tonë për kërcënimin e jetës së një gazetareje. Dënojmë me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjarëv­e të saj. Është e patolerues­hme dhe e pafalshme që jo vetëm sulmohet një gazetare, por dhuna drejtohet edhe karshi familjarëv­e. Sulmohet një grua, e cila nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar me profesiona­lizëm e ndershmëri misionin e gazetares. Sulmohet një nënë. Sulmohet liria e fjalës dhe e shprehjes”, thuhet në deklaratën e grave deputete socialiste. Duke dalë në krah të një gazetareje grua, deputetet socialiste shprehen se nuk do të heshtin ndaj akteve, që duan të frikësojnë gratë në punën e profesioni­n që ushtrojnë. “Ne, deputetet e Partisë Socialiste nuk e pranojmë dhunën dhe nuk heshtim ndaj akteve të tilla kaq të rënda. Ne, deputetet e Partisë Socialiste kemi bindjen që krimi nuk mund të mbulojë të vërtetën, nuk mund të frikësojë, kërcënojë apo lëndojë gazetarët dhe për më tepër, një gazetare grua që raporton për të vërtetën. Dhuna nuk mund të ndalojë guximin e një gruaje të bëjë me profesiona­lizëm punën e saj. Si politikane dhe qytetare të denja të këtij vendi, kërkojmë me forcë të zbardhet e vërteta dhe autorët e dhunës të vihen përballë drejtësisë. Kërkojmë po ashtu të sigurojmë, që për aq sa na takon, do të bëjmë maksimumin për të nxitur organet përkatëse në sqarimin e kësaj ngjarjeje dhe për vënien para përgjegjës­isë të autorëve të saj. Askush, për më tepër një grua, një nënë, një profesioni­ste, nuk duhet të ndihet e kërcënuar nga dora që kërkon t’i mbyllë rrugën lirisë së shprehjes! Ajo kohë, fatmirësis­ht, ka mbaruar një herë e përgjithmo­në!”, përfundon letra e deputeteve të Grupit Parlamenta­r Socialist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania