Panorama (Albania)

SHBA: Akt frikacak, dënojmë sulmin

“Autoritete­t shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparen­t”

-

Ambasada amerikane në Tiranë dënoi sulmin me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala në Tiranë.

Përmes një deklarate, ambasada e SHBA- ve u kërkon autoritete­ve që të kryejnë hetim tërësor dhe transparen­t për të nxjerrë autorët para drejtësisë. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritete­t shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparen­t për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës. Në vijim të mesazhit të ambasadës së SHBA- ve, vlerësohet puna e gazetares Lala, veçanërish­t për raportimet e saj për Reformën në Drejtësi, por dhe të lajmeve nga kronika e zezë. “Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishë­m në mbulimin e Reformës në Drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtari­së kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër, demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës te populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrj­a e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadës së vet në Tiranë kanë inkurajuar Reformën në Drejtësi, pastrimin e saj nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe vendosjen e një drejtësie të barabartë për të gjithë. Pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh optimist lidhur për ecurinë e vetingut dhe Reformës në Drejtësi. “Kam besim që Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate reale për popullin shqiptar. Po largon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe po konfirmon ata të ndershmit për të vazhduar punën e rëndësishm­e të gjykatave. Rezultatet janë mbresëlënë­se. Komisioni i vetingut ka shkarkuar 21 gjyqtarë dhe prokurorë si dhe ka konfirmuar 27. Ndërkohë që disa nga rastet do të apelohen, procesi përfaqëson një hap madhor përpara drejt një gjyqësori të drejtë dhe të pavarur. Qytetarët e zakonshëm tani duhet të presin të kenë gjyqtarë dhe prokurorë të riv- lerësuar dhe të pastër, që nuk do të kërkojnë më ryshfete dhe nuk do t’i përgjigjen më trysnisë politike. Më në fund, qytetarët mund të kërkojnë dhe të presin drejtësi të vërtetë”, u shpreh Donald Lu.

 ??  ?? Ambasadori i SHBA, Donald Lu
Ambasadori i SHBA, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania