Panorama (Albania)

“Letër Strasburgu­t për veprimet arbitrare të qeverisë me pronat”

-

Partia Demokratik­e iu referua qëndrimit të mbajtur nga Gjykata e Strasburgu­t për përgjimin mes nënkryetar­it të KQZ- së, Denar Biba, dhe gjykatësit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, për të akuzuar qeverinë shqiptare dhe Kryeminist­rin Rama për shantazh dhe ndërhyrje të papërshtat­shme. Në një dalje për mediat, nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka deklaruar se sekseri i Ramës, Denar Biba, shantazhoi gjyqtarin Bianku në lidhje me çështjen e pronave në Shqipëri. “Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi zyrtarisht se qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion dhe e ka konsiderua­r të papërshtat­shme këtë ndërhyrje. Çdo gjë tjetër nga ana e qeverisë dhe Prokuroris­ë është propagandë. Përfaqësue­s të qeverisë shqiptare, nën emrin dhe frymëzimin e drejtpërdr­ejtë të Kryeminist­rit Rama, kanë kërkuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me shqyrtimin e Ligjit të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave. Një përpjekje e tillë, jo vetëm që është e turpshme dhe fyese për një qeveri që këndon refrenin e Reformës në Drejtësi, por mbi të gjitha është edhe akti më domethënës i asaj çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, jo rastësisht komunikime­t e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe emërimet e qeverisë shqiptare pranë kësaj gjykate, janë tërësisht partizane dhe politike. Qëllimi i këtyre emërimeve ka qenë dhe mbetet krijimi i një linje informacio­ni të drejtpërdr­ejtë nga Gjykata te Rama”, tha Tabaku. Sipas nënkryetar­es së Komisionit të Ekonomisë, PD- ja informoi Gjykatën e Strasburgu­t për veprimet arbitrare të qeverisë dhe mjetet ligjore të përdorura, duke cenuar rëndë të drejtën e pronës nga viti 2014 e në vijim. “Arsyeja se përse qeveria dërgoi z. Biba si një mesazher lidhet me një çështje të rëndësishm­e; pronën! Kjo nuk është diçka e re për qeverinë në trajtimin e çështjes së pronës, për këtë arsye këtë pranverë Partia Demokratik­e ka informuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për veprimet arbitrare të Qeverisë dhe mjetet ligjore të përdorura duke cenuar rëndë drejtën e pronës nga viti 2014 e në vijim. Politika e ndjekur nga ana e Qeverisë Shqiptare nuk ka qenë në asnjë rast në drejtim të zgjidhjes së problemit të pronës. Qeveria “Rama” është angazhuar në drejtim të shpronësim­it të dytë të pronarëve, në shërbim të pasurimit të një grupi personash nën termin ‘ pronarë të rinj’, që në fakt janë uzurpues të paligjshëm të pronave”, theksoi deputetja e PD- së. Sipas Tabakut, Kryeminist­ri Rama ka vijuar të bëjë gjithçka kundër pronarëve legjitimë, duke shpronësua­r tokat e tyre me vetëm 1 euro, ndonëse ato mund të ndodhen në qendër të Tiranës. “Qeveria e Kryeminist­rit Rama miratoi Ligjin për Investime Strategjik­e, që i jep shtetit autoriteti­n të ndërhyjë në marrëdhëni­en mes një pronari të tokës dhe investitor­it privat. Ligji në fjalë i jep akses të tepruar qeverisë, duke cenuar sigurinë juridike të pronarëve. Megjithëse Partia Demokratik­e përgatiti amendament­e, këto nuk u miratuan. Vendimet e njëpasnjës­hme të Ramës tregojnë qartazi synimin për të tjetërsuar me të gjitha mënyrat pronën e pronarëve të ligjshëm. Arsyet e vërteta që lidhen me Ligjin e ri të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronës nuk janë pamundësia e qeverisë për të kthyer pronën apo për ta kompensuar. Por është mosdëshira për të regjistrua­r pronat, për të krijuar një fond të konsolidua­r fizik dhe financiar e deri në mungesë vullneti për t’u koordinuar mes institucio­neve që merren me pronat”, sqaroi Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania