Panorama (Albania)

Hiqej si doganier, tregtari kosovar zbulon mashtruesi­n

Gjykata e dënon me burg, por ia konverton në shërbim prove

-

Një person është dënuar me shërbim prove nga Gjykata, pasi ka mashtruar një tregtar duke u hequr si agjent doganor në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin e identifiku­ar me inicialet K. O. Më konkretish­t, ka qenë një tregtar nga Kosova me inicialet K. B., ai që ka kallëzuar se është mashtruar nga i pandehuri, të cilit i ka dhënë një shumë parash për të kaluar mallrat e tij në portin e Durrësit, kur në fakt i pandehuri nuk ishte agjent doganor. Gjithçka ka ndodhur në portin e Durrësit, kur i dëmtuari ka ardhur nga Italia së bashku me mjetin e tij tip “Renault” me tragetin e linjës Bari- Durrës. Pasi ka kaluar pikën e kontrollit kufitar, ka hyrë në sheshin e doganës. Një person e ka orientuar për te peshorja dhe pasi ka marrë fletën e peshimit, i ka dhënë personit 5 euro dhe ky i fundit i ka kërkuar të parkonte rreth 20 m më tej. Personi i ka kërkuar të hapë furgonin dhe duke menduar se ky ishte punon- jës i doganës, e ka hapur atë. Kur ka dalë pas furgonit që të hapë derën, ka parë se aty ndodhej edhe një person tjetër, i cili i është prezantuar si agjent doganor dhe me mjet identifiki­mi si K. O. Pasi ka hapur furgonin dhe i ka shpjeguar mallin që kishte të ngarkuar, personi i ka thënë se duhej të paguante tranzit për këtë mall dhe e ka orientuar të vijonte procedurat me agjentin e supozuar. Ky i fundit i ka thënë se duhej të paguante 80 euro për tranzitin. Bashkë me të, tregtari ka shkuar te pika e daljes së doganës, duke pritur rreth 20 m larg traut. Aty i pandehuri ka biseduar me dikë tjetër dhe i ka kërkuar 80 euroshin më pas tregtarit. Pasi ka marrë këtë shumë, i ka thënë të niset për nga pika e daljes. Kur ka mbërritur te pika e daljes së portit, e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur se çfarë kishte në furgon. Burimi iu ka thënë se ka bërë pagesën dhe po pret faturën. Personi që e ka ndaluar në këtë pikë i ka kërkuar një “kafe” për ta lënë të lirë të kalojë dhe pasi i ka dhënë 5 euro, është larguar. Gjatë hetimeve është pyetur edhe i pandehuri, i cili nuk e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai ka thënë se dikush e ka adresuar te tregtari kosovar për ta ndihmuar dhe ai i ka dhënë me dëshirë 70 euro, ku nga të cilat 20 i ka mbajtur dhe 50 i ka futur te një praktikë doganore. Megjithatë, Gjykata konkludoi se i pandehuri e ka kryer veprën penale dhe ka vendosur ta dënojë atë me shërbim prove, duke i kursyer burgun.

 ??  ?? Porti i Durrësit
Porti i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania