Panorama (Albania)

“Daja e nipi u rrëmbyen” PD: Policia fshehu ngjarjen

Denoncimi i Salianjt: Banda e Bajrave e lidhur me Qeverinë

- Ervin Salianji Gëzim Hysaj

Deputeti i PD- së, Ervin Salianji, ka akuzuar Policinë e Shtetit se po fsheh të vërtetën e ngjarjes kriminale të rrëmbimit të dy personave në qytetin e Shkodrës.

Sipas anëtarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar, është mbajtur i fshehtë nga Policia, ndonëse familjarët kanë bërë denoncim prej 6 ditësh. “Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjës­hme, gjobvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash pa autor. Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, Policia e Shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar. Familjarët kanë denoncuar në Polici për rrëmbimin e këtyre personave, por Policía e ka fshehur ngjarjen. Sipas informacio­neve nga Shkodra, edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër”, tha Salianji.

AKUZA Deputeti i PD- së iu referua të dhënave të marra nga qyteti i Shkodrës, kur deklaroi se ngjarja në fjalë ka për autor bandën e Bajrajve, e cila sipas Salianjit, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës. “Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihet në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve. Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetje­n e qeverisë. Kryeminist­ri dhe ministri kanë marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojn­ë në celularët e të paprekshmë­ve dhe ban- dave të qeverisë”, theksoi deputeti i PD- së. Sipas Salianjit, qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutime­ve mafioze, si ai i ish- policit me gruan e tij apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh. Për deputetin e PDsë, shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeminist­ër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, lidhje që opozita po i fakton çdo ditë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania