Panorama (Albania)

Gjeti eshtrat e vajzës pas 55 vitesh, ndahet nga jeta Mrikë Gjikola

-

Mrikë Gjikola nuk mundi të ishte dot në ceremoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, si një prej të mbijetuara­ve të Tepelenës. Ajo po kalonte orët e fundit mes jetës dhe vdekjes, ndërsa historia e saj rrëqethte të gjithë të pranishmit në aktiviteti­n e zhvilluar në ish- Kampin e Tepelenës. Mrikë Gjikola u nda nga jeta pak ditë më parë, veçse rrojti boll, deri sa arriti të gjejë eshtrat e vajzës së saj të vdekur në moshën 3– vjeçare prej kushteve çnjerëzore të kampit të Tepelenës, ku vuanin dënimin pas pushkatimi­t të burrave të tyre në kufi, në vitin 1948. Së bashku me kunatën e saj, Gjelën, ajo arriti të gjejë pas 55 vjetësh eshtrat e së bijës. Por në ditën e kujtesës së viktimave të komunizmit, në datën 23 gusht, kur u nderua me Titullin për Merita të Veçanta Civile, ajo nuk mundi të jetë...

Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, i dërgon një mesazh ngushëllim­i familjarëv­e: “U trishtuam jashtë mase kur mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të së dashurës suaj, Mrikë Gjikola. Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut të shtrenjtë, dëshirojmë t’u gjendemi shpirtëris­ht pranë familjarëv­e dhe të afërmve, duke ju shprehur ngushëllim­et më të sinqerta! Mrikë Gjikola ka qenë një figurë frymëzuese për mënyrën si jetoi dhe qëndroi me dinjitet, në vendin e lindjes apo në internim, kudo u zhvillua drama e saj jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të sakrificës dhe humanizmit që ajo përcolli. Jemi të nderuar që patëm mundësi të jepnim kontributi­n tonë në vlerësimin e kësaj zonje të vërtetë. I pastë shpirti dritë!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania