Panorama (Albania)

“Nuk kam kërkuar falje, por shpreh keqardhje për familjarët e viktimave”

“Kam firmosur dënime me vdekje vetëm sipas ligjit, ndryshe dënohesha vetë për shpërdorim detyre”

-

Rrapi Mino e ka pasur mik dhe koleg Hekuran Isain dhe ruan shumë kujtime nga koha që kanë kaluar bashkë. Fillimisht, janë njohur gjatë procesit të Kadri Hazbiut, ku kanë qenë protagonis­tët kryesorë të tij. Mino si prokuror dhe Hekurani ish- ministër i Brendshëm, që drejtoi hetimet nga dita e parë dhe deri në finale të procesit. Puna e përbashkët në vijim e ka forcuar më tej miqësinë mes tyre. Qëlloi që edhe në burg në fillim të viteve ' 90 të ndanin të njëjtën qeli. "Pa praninë e Lal Hekrit në ato çaste të vështira, kujton Mino, do ta kisha kaluar shumë keq". Për të, Isai ishte një figurë interesant­e, i afrueshëm e me humor, madje dhe në çastet më të rënda. Nga mbresat e shumta që ruan nga shoqëria me të, ishProkuro­ri i Përgjithsh­ëm, kujton një dialog me Isain në ditën e parë të burgut. "Ishin çastet e para sa kishim shkelur në birucë, tregon Mino. E vogël e pa dritë fare, na dukej sikur do na zinte frymën nga momenti në moment. E sheh o Rrapi, çfarë i kemi bërë vetes, më tha Hekurani me shpoti, teksa nisi të rregullont­e vendin ku do ulej. Në dorë e kishim, o burrë i dheut dhe mund t'i bënim dritë si dhoma hoteli. Nuk na mungonte gjë. Mjaftonte një urdhër dhe rregullohe­j gjithçka. Si nuk na shkoi mendja, si nuk e menduam një herë se një ditë do të ishim edhe vetë banorë të tyre". Hekurani, për ishKryepro­kurorin, përveç shakasë me kripë, kishte dhe një mënyrë interesant­e komunikimi, aq sa hera- herës nuk kuptohej kur e kishte me të vërtetë dhe kur me humor.

Çfarë raportesh kishit, kur vuanit dënimin në burg, me Ramiz Alinë, Hekuran Isain, Aranit Çelën dhe pjesën tjetër të bllokmenëv­e që ishin aty?

Si të gjitha raportet e të dënuarve nën të njëjtën çati. Se në burg nuk ka grada dhe ofiqe, aty janë të gjithë njëlloj. Padyshim që na bashkonte akuza e njëjtë dhe postet e larta që kishim pasur në regjimin e kaluar. Pastaj, kishim gati të njëjtën moshë. Atëherë, në Burgun 313 ne ishim më të moshuarit…

Të them të vërtetën, ndihem i keqardhur për gjithë ato fatkeqësi njerëzore, por rezervohem të them më fal, sepse, në fund të fundit, kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, bile me korrektësi­në më të madhe, atë që parashikon­te Kodi Penal germë për germë e nen për nen. Këtë e kam shprehur edhe gjatë procesit penal kur u penalizova për gjenocid e krime kundër njerëzimit…

Kishit kontakte me median kur vuanit dënimin në burg? Nga jashtë kishte interesim, sidomos nga gazetarë vendas dhe të huaj, por, të them të drejtën, unë kisha vendosur t’u qëndroj larg mediave dhe zhurmës së tyre që asokohe ishin futur në një garë të ethshme kush e kush të bënte sensacioni­n më të madh në emër të antikomuni­zmit. Të tjerët pati raste që pranuan dhe dhanë intervista me zë dhe figurë… Kush dha intervistë nga burgu nga grupi juaj? Me sa më kujtohet intervistë dha Hekuran Isai e Aranit Çela. Kam dëgjuar që ka folur për një kanal të huaj dhe Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha. Çfarë kanë thënë, nuk e di. Unë për vete refuzova në mënyrë kategorike të dilja para kamerës. Ata të TVSH- së këmbëngulë­n fort, por i kundërshto­va prerë. Këtë nuk e bëri Aranit Çela dhe Hekuran Isai… Erdhën gazetarët e TVSH- së aty për t’ju intervistu­ar? Më parë ata e kishin kopsitur me drejtuesit e burgut. Erdhën dhe na takuan një nga një. Bile pati ndërhyrje nga drejtoria se në rast prononcimi për TVSH- në do të kishim dhe lehtësira. Araniti dhe Hekurani pranuan. Shkuan në studio dhe bënë intervistë­n që u kërkuan. Nuk e di çfarë kanë thënë, por kur u rikthyen në qeli, më qortuan pse kisha kundërshtu­ar…

Zoti Rrapi! Ju pyeta dhe më parë, po nuk më treguat, ju ka qëlluar të përballeni tani në liri me njerëz që dikur i keni pasur në bangën e të akuzuarve, apo me familjarë të atyre që janë pushkatuar…

Ka pasur dhe raste. Pjesa më e madhe nuk preferojnë të më flasin. Ka ndër ta që më kanë kërkuar vetë për të mësuar vendndodhj­en e eshtrave të babait apo vëllait. U kam treguar çfarë kam ditur. Ka ndonjë që më shpreh edhe mirënjohje për ndihmën që i kam dhënë në kushte specifike… Ju ka falënderua­r… Ka disa të tillë, por këtu desha të përmend rastin e vajzës së Vasil Katit, ish- zëvendësmi­nistrit të Tregtisë, që u dënua me grupin e ashtuquajt­ur të sabotatorë­ve në ekonomi. E kisha fjalën për Kozarën. Kur ishin të internuar në një fshat të largët të Vlorës, njëri nga drejtuesit e Sigurimit të zonës ishte sjellë keq me të, bile edhe me familjen e saj. Ajo më shkroi një letër dhe unë në rastin më të parë që shkova në Vlorë, e thirra dhe pasi bëra verifikime­t përkatëse, ia zgjidha problemin. E kisha harruar këtë episod, si shumë të tjerë të asaj periudhe, por një ditë Kozara më ndaloi në rrugë dhe pasi më thirri për kafe, më shprehu falënderim­et. Qysh atëherë, përshëndet­emi shpesh. Ka dhe raste të tjera, po kush i mban mend në këtë moshë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania