Panorama (Albania)

Thaçi, opozitës: Nëse doni luftë me Serbinë, i pafshi hairin

Haradinaj: Në dialog s’do diskutohet për kufijtë e Kosovës

-

Krerët e institucio­neve kryesore të Kosovës janë takuar të enjten për të shqyrtuar propozimin e shkëmbimit të territorev­e me Serbinë.

Menjëherë pas takimit, asnjëri prej liderëve nuk është deklaruar për mediat. Në takim morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeminist­ri Ramush Haradinaj, kryeparlam­entari Kadri Veseli, zëvendëskr­yeministri Fatmir Limaj, zëvendëskr­yeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Në pjesën e parë të takimit u raportua se krerët e shtetit kanë marrë vendim që tema e shkëmbimit të territorev­e të mos hapet në takimin ThaçiVuçiç në Bruksel. Deklarata u bë nga Kryeminist­ri Haradinaj. Ai tha se ideja e Thaçit për shkëmbim të territorev­e nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Ai tha se territori dhe kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen dhe se hapja e kësaj teme çon në luftë dhe konflikte. “Në dialog nuk do të negociohet për kufijtë e Kosovës. Ne kishim biseda të gjata, askush nga ne nuk do të dalë nga Kushtetuta e vendit dhe nga integritet­i e kufijtë e Kosovës”, tha Haradinaj. “Jemi dakord të ketë proces të dialogut, njohje reciproke për Kosovën. Por nuk kthehemi prapa, pra, Kosova i ka kufijtë e vet. Krejt pikëpamjet janë fol, është qëndrim i gjithëve ne që territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen në Bruksel”, theksoi ai. Pjesa e dytë e takimit u mbajt edhe në prani të Greg Delawie. Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sa i përket kundërshti­meve të opozitës për shkëmbim të territorev­e, duke iu referuar deklaratav­e për luftë, pa përmendur Haradinajn tha se, “Vendimin përfundimt­ar për marrëveshj­en Kosovë- Serbi do ta japin qytetarët. Nëse dikush do me i shpallë luftë Serbisë, le të urdhërojnë, edhe Albin Kurti, edhe Isa Mustafa. Hairin ia pafshin. Ndoshta kanë trimëri e zotësi... lufta ka përfunduar. E kemi fituar luftën, Kosova është e lirë dhe e pavarur”, tha Thaçi. Sipas tij, tani qasja e Kosovës është si të anëtarësoh­et në NATO dhe Bashkimin Europian. Deklaratat, Thaçi i bëri pas dy takimeve që pati të enjten me Kryeminist­rin Haradinaj dhe krerët e tjerë të koalicioni­t, për dialogun me Serbinë. Thaçi mund të përballet me një paraqitje në Kuvendin e Kosovës për të sqaruar qëndrimin e tij mbi “korrigjimi­n e kufijve” ku pritet që opozita të “sulmojë” fort. Më 4 shtator opozita ka kërkuar të voto- het një rezolutë që ndalon diskutimin e territorit më bisedimet Kosovë- Serbi, si antikushte­tuese. LDK- ja dhe Lëvizja Vetëvendos­je kanë qenë kundër idesë për shkëmbim të territorev­e dhe po kërkojnë të votohet rezoluta, për “mbrojtjen e integritet­it territoria­l”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania