Panorama (Albania)

Rusia, gati stërvitjen ushtarake në Mesdhe me raketa e nëndetëse

-

NATO ka njoftuar se marina ruse po përforcon praninë e saj në detin Mesdhe, mes tensioneve në rritje rreth luftës në Siri. Rusia ka siguruar mbështetje të rëndësishm­e ushtarake për forcat qeveritare siriane, të cilat pritet të ngrenë një ofensivë në provincën veriore Idlib, bastioni i fundit i madh rebel në vend. “Ne nuk do të spekulojmë për qëllimin e flotës ruse, por është e rëndësishm­e që të gjithë aktorët në rajon të përmbahen nga përkeqësim­i i një situate humanitare, tashmë të shkatërrua­r në Siri”, tha të mërkurën zëdhënësja kryesore e NATO- s, Oana Lungesku. Ajo shtoi se disa prej anijeve ruse janë të pajisura me raketa. Të paktën tetë anije dhe dy nëndetëse raketambaj­tëse janë bashkuar me flotiljen ruse gjatë tri javëve të fundit. Të enjten, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, se forcat e saj do të kryenin një stërvitje ushtarake në Mesdhe, e cila përfshin 25 anije dhe 30 avionë luftarakë, duke nisur nga 1 shtatori. Sipas zyrtarëve në Moskë, rebelët sirianë po përgatisin një sulm me armë kimike në Idlib, si një provokim për të nxitur një sulm perëndimor ndaj forcave siriane. Zëdhënësja e Departamen­tit të Shtetit, Heather Nauert, reagoi duke thënë: “Ne kemi parë se para se të përpiqen të vënë fajin, ata përpiqen të vënë barrën në grupe të tjera dhe ne nuk na e shesin dot këtë”. Vendet perëndimor­e dhe analistët e pavarur thonë se forcat qeveritare siriane kanë kryer disa sulmesh kimike gjatë luftës civile shtatëvjeç­are. Shtetet e Bashkuara u zotuan të përgjigjen nëse forcat siriane përdorin armë kimike në Idlib. Vendet perëndimor­e kryen sulme ndaj forcave qeveritare siriane pas një sulmi të dyshuar kimik më parë këtë vit. Si Siria dhe Rusia e mohojnë që forcat qeveritare kanë përdorur armët kimike. Ndërkohë, OKB- ja ka paralajmër­uar se çfarëdollo­j sulmi tjetër nga secila palë në Siri, do të jetë shkatërrue­se për civilët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania